• |
ide | kryesore

Përgjigja ndaj protestuesve/ Kush ka të drejtë, Rama apo Veliaj?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në fjalën që mbajti para se të servirte kokën e Sandër Lleshajt, Edi Rama nuk sakrifikoi më shumë se emri i ministrit. Vërtet pranoi se edhe ai bënte gabime dhe ndonjëherë shfaqte shenja arrogance me njerëzit, por këto mangësi tha se tentonte t’i korrigjonte “pa i bërë bisht asnjëherë nevojës për reflektim, sidomos në momentet më të vështira”.

Por a reflektoi vërtet kryeministri? Thelbi i fjalës ishte plotësisht e kundërta e reflektimit për situatën kaotike ku gjendet kryeqyteti. Duke e quajtur vrasjen e Klodian Rashës si “vdekje tragjike”, Rama e solli atë si një akt të izoluar, të pakuptimtë, të shkëputur dhe pa asnjë lidhje me profilin e Policisë së Shtetit, sipas formës që i dha Sandër Lleshaj. Keshtu, ndërsa serviri dorëheqjen e Sandër Lleshajt, Rama mohoi gjithçka për të cilën u dha dorëheqja.

Por si të mos mjaftonte kjo simptomë mohimi, kryeministri kaloi në kundërsulm, me sharje dhe përçmim ndaj protestuesve që kërkojnë drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës. Mes radhëve, i quajti  “huliganë pa din e pa iman” kur tha se:

“Ne kurrë nuk e kemi keqpërdorur policinë. Kurrë nuk e kemi yshtur atë politikisht. Kurrë nuk e kemi kërkuar nga ajo, atë që kurrë nuk e kemi dashur në fakt: përplasjen me forcë me ata që mendojnë ndryshe dhe që protestojnë. As kur protestuesit nuk kanë qenë qytetarë, as popull, por militantë, fanatikë partish kundërshtare, të mbledhur me autobusa të paguar nga njësitë komunale, mes të cilëve ka spikatur me të gjithë shëmtinë e vet dora e huliganëve, pa din dhe as iman, si ata që mbrëmë i vunë flakën pemëve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për turpin e frymëzuesve të tyre të paturpshëm, policia ka qenë e shtetit dhe jo e pushtetit, e Ligjit, jo e Maliqit, e mundimit dhe e durimit, jo e hurit dhe e litarit”, u shpreh Rama, pak a shumë në të njëjtën kohë kur në Tiranë po ndizej një tjetër protestë e dhunshme me xhama të thyer në institucione, me kazanë në flakë, me semaforë të thyer dhe qindra të rinj të rrahur dhe të burgosur.

Në vazhdim, kryeministri i quajti protestuesit “tufa e hijenave që donin të shqyenin dyert dhe dritaret e institucioneve”, duke iu referuar protestës së parë të dhunshme.

Por brenda mazhorancës, u dëgjua sot një zë krejt tjetër nga tonaliteti hakërryes, dihatja e lodhur, mjekra e thinjur dhe sytë e vëngër të Ramës.

Ishte zëri i Erion Veliajt, që guxoi ta jepte mendimin e tij për protestën para orës 18.00, kur Rama kishte njoftuar konferencën për mediat.

Veliaj ishte në Baldushk dhe duke folur me banorët e zonës, u shfaq i përulur dhe mirëkuptues për kauzën e protestuesve. Ndryshe nga Rama që i quajti huliganë, sepse i vunë flakën pemës së Krishtlindjeve, Veliaj tha se këto janë thjesht “rraqe” që rikuperohen dhe e rëndësishme është që drejtësisë t’i shkohet deri në fund.

“Ka edhe një lloj mirëkuptimi kur mërzinë e shfryn, por duhet bërë drejtësi, nuk duhet lënë si 21 Janari, që të vriste shteti dhe pastaj bëheshin heronj. Të inkurajohet drejtësia që t’i shkojë deri në fund kësaj pune. Të zbardhë rrethanat dhe të vendoset një standard i ri, që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshkuar. E marr me mend si i është thyer zemra babait të Klodit… Ajo familje është zemërthyer dhe ka gjithë të drejtën e botës të jetë e mërzitur… Që kanë merak për drejtësi, edhe kjo kuptohet. Imagjino sa gjëra kanë ndodhur në këtë shtet dhe nuk kanë parë drejtësi. Ndaj, ata kanë të gjithë të drejtën e zotit të mërziten, si edhe ata që prishin dhe dëmtojnë qytetin, rraqe janë, nuk është ndonjë hata, do i rikuperojmë prapë. Jeta do të vazhdojë!”, ishin fjalët e Veliajt për dhunën në Tiranë.

Diferenca mes Ramës dhe Veliajt në qasjen ndaj protestës është e qartë. Rama ka menduar se ka sakrifikuar mjaftueshëm me largimin e Sandër Lleshajt dhe tani është koha për të vënë rend dhe rregull.

Nëse lëshon më shumë se ç’duhet, kjo mund t’i interpretohet si dobësi dhe efekti “ortek” pas vrasjes së Klodian Rashës është gjëja e fundit që i duhet 5 muaj para zgjedhjeve.

Të premten është lajmëruar një protestë e tretë në rrjetet sociale. Nuk dihet ende se sa do të jetë pjesëmarrja e të rinjve protestues dhe si do të jetë reagimi i policisë. Ajo që kuptohet qartë, është se protestuesit gjejnë mirëkuptim edhe brenda Partisë Socialiste./Lapsi.al



26 Comments

  1. Jaraveli ,xhum jaraveli dhe Bushati e veli.
    Bushat cfaredo te besh Frangaj do te rrije para teje ne Lagunen Blu.
    Keto dordoleca qe na ben me duken si te Metes qe eshte nje patriot-hajdut,si Haxhi Qamili.
    Mendon se do ta rrezosh Ramen me Shkulakun bashke?
    Prap Frangaj do te beje karshillek.

    1. Veliaj e din mire qe pushtetit te rilindjes i ka ardhur fundi ndaj ai nuk eshte i merzitur me protestat ai po flet ne kete menyre sepse po pergatutet ti zere vendin tamuthit dhe ai e din mire qe kur te jete ne opozite do ti duhet shoesh te veproje ne te njejten menyre si po veprojne protestuesit sot..ai po pergatitet me mendjen e tij ta beje kete sa here ti jepet rasti dhe te ghej justifikimen si menyre per ta ardhur ne pushtet ..ndaj veliaj nuk flet ne te njejten gjuhe me ramuthin se pret ti zere vendin ne PS

    2. Ore blush karanush !
      Lere Bushatin e Shkullakun e po ta mbajti dil përpara atyre mijra të rijve që po protestojnë kundër kësaj qeverie të drogës me këto idiotësi çfarë shkruan këtu.
      Nuk ta mban sigurisht se të lidhin tek pema e vitit të ri e të venë edhe ty flakën.
      Por ke gjetur rrugën për të bërë trimëri si mij halesh i fshehur me emrin e Blushit.

  2. DUHET TE IKI RAMA SI NJE SUPER ARROGANT DHE NJE SUPER HAJDUT.
    NE ZGJEDHJE DUHET TE SHKOHET PA KETE INJORANT.

  3. Rama i sinqerte ne mllefin e tij pervers
    ErVelia si gjithmone i fshehur pas asaj ngerdheshjes

    Por mos harroni –
    “Miq, eshte kryer nje krim i tmerrshem! Bandite te Berishes ne pushtet kane rrembyer dhe i kane abortuar foshnjen Griseldes se Artur Roshit te Kavajes. Kush vjedh vota, vjedh dhe foshnja…”

    Jane rrenat e ErVelise te postuara brenda e jashte vendit nderkohe qe Griselda nuk qe fare shtatzene.
    Ky pra eshte surrati i ngerdheshur e qeshur njekohesisht i super-rrenacakut me te madh 100 here me shume se Rama.

  4. Bo bo keta jan bijte e gjak pirseve , si esht e mundur qe permendin 21 janarin, per ate dt te zeze e paguan ata, perse 21 janare prape doni more kafshe qe s ngiheni me gjak te rinjesh, kujt doni te ja hidhni mo te pa ngire me gjak rinore, jo jo harrojeni ore funderrinat e vendit tim.

  5. Rremuje totale ne sektin e rilindjes!
    Tjeter thote patriarku I kishes rilindiste,Rama,tjeter kryepeshkopi per Tiranen I kesaj kishe, Veliaj,tjeter priftereshe Jonida!…

  6. Rishkerdhatat jane sekt satanik qe simbol ka gjakun.keta kete praktike perverse e kane filluar qe ne 41 duke ekzekutuar me qindra opozitare e ne fund te jetes se dulles,vrisnin femije per tu mare gjakun.edhe keta njelloj jane.

  7. Qeveria e ardhshme e PD LSI
    Kryeminister SALIU (per e zevendeson Lul Basha kur Saliu nderron poturet e shurrosura dhe e ndihmon nga pakti veshi)
    Minister i brendshem Sali Lusha
    Minister i Kultures Stresi i Sali Lushes
    Minister i arsimit Kastriot Islami
    Minister i ndertimit Cuni i Fariut ( do filloje me Unazen e Madhe)
    Minister i Mbrojtjes Toger Nishani
    Ministre i Financave Argita Berisha
    Ministrei Puneve te jashtme Monika e Ilirit
    Minister i Shendetesise Tit Vasili
    Minister i Bujqesise Salijani nga Lozhani
    Minister pa porofol Zeni biri i Qenit
    Zedhenese e qeverise Grida,ja dhe nje shpellkare cecen me emer Tirana qe flet si salihu enveri cuni farihut grida ne emer te popullit me thirrje te tipit guerilas ja ku e ke qeverine e lulzimes shko votoje 25 prill dhe mos na shkruaj si tiranas qe vetem pras Ha ne bythe,shpellkare bashkojuni stresit ne ultimatumin qe i ka dhene shtetit,sanco panco i tropojes po lufton me bredhin e vitit te ri

  8. Veliaj pasi i thirri djemt “zdrromsa” nuk mund te bente te njejtin gabim 2 her sepse pastaj humbte elektorat per PS-n. Prandaj doli sikur nuk i bente pershtypje vandalizmi i pemes.

    1. O ti i paemer perveç qe je pa emer je dhe gomar: mos shaj Saliun o gomar, se prej Saliut jeni aty: se po te kish qene ndonje tjetter ne pith te semse do sihit: ne burg, se aty e keni vendin, ose duke shitur piktura te vejdhura ne muzete e Shqiperise neper rruget e Evropes! Dhe ne fund te fundit o i, paloqe mos e shaj se ishte i juaji se ju mbrojti dhe ju dha pushtet, o pusht! Por ju te kuqte e ndyre e kenei treguar historikisht se nuk jeni mirenjehes, por bukeshkale te pagdhendur, e shpirt muter qe gezoheni me vuajtjet e te tjereve, duke i varferuar …deri ne fundin tuaj!!! Nuk e anulloj pergjigjen se kam mendimin tim ;dhe se ju pelqen apo jo nuk me rruhet fare sepse edhe ju qe ishit ne nje fare menyre kunda çensures ,siç duket jeni dhjere , nuk keni me kellqe! Nuk ka rendesi se ju blene apo keni frike :: rendesi ka qe kenei vene çensuren ! Tung O trungj

  9. JUVE GAZETARE E GAZETA, ESHTE TURP TE MBESHTESNI DHE LARTESONI PROTESTA PA SHKAK QE SHKATERROJNE !!!
    NUK KA PSE LUANI ME POPULLIN E MERZITUR DHE TA EGERSONI ME AMPLIFIKIMIN E NJE INCIDENTI QE , NDRYSHE NGA KOKA E SHPELLARIT, U SHOQERUA ME VEPRIMIN E DUHUR DHE PER ME TEPER AJO NUK ISHTE VRASJE E POROSITUR SIC BENTE SHPELLAR SALIU QE ENDE VAZHDON SI EDHE E GJITHE SHPURRA E NJEREZVE PA INTEGRITET QE E SHKATERRUAN E VODHEN SHQIPERINE
    NDAJ VAZHDOJNE E SHAJNE ENVERIN, SEPSE UA LA VENDIN TE PA PREKUR QE E VODHEN KETA QE NUK KISHIN CARAPE NE KEMBE E ASNJE IDEAL, NDRYSHE NGA ENVERI QE DESHTOI NDAJ NJE SISTEMI QE DESHTOI KUDO DHE QE NUK E KRIJOI ENVERI

    1. O idiot që vetëquhesh intelektual!

      Mëso o idiot se VRASJEN, vetëm një idiot si ti e quan incident.

      Ngaqë qenke shumë intelektual është e kotë të mundohem të të shpjegoj se si mund të vritet një njeri nga policia që ka për detyrë të ta ruajë jetën dhe jo të kundërtën, të ta marrë.
      Nukpo vazhdoj më shumë, por bën mirë ta mbyllësh atë halen intelektuale e gjej ndonjë vrimë e fshihu deri sa të qetësohet situata.

      Edi rama e mbaroi mandatin.

      Edhe kur e humbi pushtetin Berisha në 2013 kishte intelektualë si ti që qanin, por jo për Berishën, por për qylin që kishin ngrënë nën mandatin e tij.

    2. Or ti fshatari qe shkruan me germa kalitale. Vrasja mbase ishte me te vertete nje incidend i castit, nje lajthitje e nje efektivi policie. Por ama mbulimi qe u perpoq ti bente shteti, duke thene ne fillim qe u vra ne momentin qe i nxori armen policit, me pas qe e kishte hedh armen 100m para, me pas qe ishte me precedent penal, etj etj… Meto nuk jane incident keto jane 100% te qellimshme.
      Imagjino dhe vete Veliaj e ka pranuar qe kane te drejt protestusit.

  10. O intelektualo rilindor, a e kupton se me teper i irriton njerezit ti se ata qe bejne thirrje per proteste. Si qenka incident o idiot noterik, te nxjerresh armen dhe ta qellosh tjetrin pas shpine. Kjo eshte dhune e ndyre dhe e kultivuar nga kryerilndori qe flet vetem me gjuhen e dhunes o kafshe. Uroj qe mos te te ndodhin “incidente” te tilla me te afermit e tu o kuqalosh i pashpirt.

  11. O inteleku-KARI i sufllaqeve. Incident e quan vrasjen mer te qifsha rracen dhe origjinen, qe besoj duhet ta kesh nga familje kurvash. Nuk uroj kurre qe te te vrase nje polic ne mes te Tiranes, por qe e ke hak nje dajak dhe nje te qime familjarisht kjo nuk eshte gje e keqe, perkundrazi te ben mire se te rifreskon memorjen e te shkerdhymes familjare…..

  12. Qenke nunduar zotrote të bësh një listë të gjatë për të treguar urrejtjen komuniste kundër opozitës.
    A nuk të mjaftën qoftë edhe ish ministri i fundit i sigurimit enverist, Gramoz Rruçi, që sot është kryetar i kuvendit një partiak të ish PPSH ?
    A thua është e rastit që krimineli polic që vrau një djalë 25 vjeçar nga Dibra, është edhe ai nga Tepelena si Gramozi e Tahiri ?
    Nëse je vërtetë një komunist idealist, si është e mundur që mbështet nipin e Spiro Kolekës kur ky në fillim vitet 90 doli me kërkesën që ti vrasim të gjithë komunistët, mandej u bë shef i tyre e kur erdhi në pushtet braktisi përsëri komunistët e u lidh me kapitalistët mafiozë ?
    Djali që u vra nga tepelenasi polic, vjen nga një familje dibrane e ardhur në Tiranë ku të gjithë janë të majtë. Pra nuk është fjala vetëm për një vrasje politike, por për motive mafioze të trafikantëve të drogës. Është Saimir Tahiri kushëri i grupit mafioz të trafikantëve të drogës që e bëri polic këtë kriminel , siç pati bërë edhe shumë oficerë policie që u arratisën pasi u zbuluan se kishin bashkëpunuar në trafikun e kanabisit.
    Nuk i ka ardhur e keqja Shqipërisë as nga “toger Nishani”, as nga Stresi, e as nga Argita.
    I ka ardhur nga ju bijtë e nipërit e enveristëve që kujtoni se Shqiprinë e keni me tapi nga Enveri

  13. Problemi ne vetvete nuk qendron tek vrasja por sesi u soll shteti pas vrasjes . Manipulimi i provave , denigrimi i viktimes , hedhja ne sulm e larove te pushtetit per te justifikuar dhunen , keto jane ato qe e bejne kete shtet te frikshem . Dhe kjo nuk eshte hera e pare , keshtu kane bere gjithmone .
    Pse nuk thone kush e vendosi armen aty? Pse nuk thone se si e mori plumbin mbas shpine? Pse dy plumba ? Pse nuk japin filmimet e kamerave per te qetesuar gjakrat? Apo kane frike se dalin zbuluar?
    Ju nuk jeni polici por kriminela te veshur me uniforme . Me kriminelin hani , pini dhe ndani fitimet ndersa me popullin e thjesht hiqeni cuba , ofendoni , dhunoni , te diskretitoni biles edhe te vrisni . Por faji nuk eshte i juaji , faji eshte i ketij pushteti qe aleat ne drejtimin e tij ka krimin , udhehiqen nga injoranca , mban pushtetin me propaganede dhe leke dhe ne fund ndajne profitet me njeri tjetrin deri ne pangopesi .
    Jeni gjeja me e keqe qe ky vend ka pare qe nga krijimi i tij e deri me sot per mos me thene se si ligesia juaj , pangopesia juaj dhe hajnia juaj nuk ka pas dhe nuk do te kete ndonjehere ky vend . Keni krijuar nje rrjet te tille qe eshte veshtire tju beshe gje , keni kapur aq shume pushtet saqe edhe qoftlargu do ju kishte zili , keni zaptuar gjithçka qe eshte e zaptueshme dhe prape nuk jeni te ngopur . Por zullumi keputet kur trashet . Ju e keni trashur aq shume saqe edhe nje peme baobabi do duket si nje fije makarone perpara zullumit tuaj . Prandaj ju duhet te zhdukeni nga syte kembet nga ky vend , sekti juaj duhet shfarosur nje here e pergjithmone . O sot o kurre . Largimi juaj esht fitore per shqiperine dhe shqiptaret , qendrimi juaj eshte skllaverim dhe diskretitim per kete komb . Kurre ky vend nuk duhet te kete te dyte si ju o kermat e parase dhe pushtetit . Rilindja duhet varrosur nje here e pergjithmone .

  14. po bejne policin e mire / policin e keq
    mos e hani
    jane metoda mediokre qe i mesojne ne coaching session te xhaxha sorra
    sa here qe udhetojne jashte, cfare kujtoni se bejne
    coaching ke strukturat e erreta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *