• |
ide | kryesore

Protestë edhe në Durrës, u vihet flaka kazanëve të mbeturinave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nën thirrjet ”Poshtë diktatura” dhe ”Rama ik”, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin kryesor të qytetit bregdetar të Durrësit. Më të shumtë në numër se në protestën e parë ”Drejtësi për Klodianin”, protestuesit me qirinj në duar kanë marshuar në shesh dhe në rrugë, duke lëshuar thirrje të ndryshme kundër qeverisë dhe dhunës policore. Gjatë protestës iu vu zjarri kazanëve të mbetjeve ndanë rrugës dhe u plasën kapsolla në shesh dhe përgjatë rrugës ”Aleksandër Goga” që përshkuan protestuesit për të mbërritura para Drejtorisë se Policisë Vendore Durrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *