• |
ide | kryesore

Rama i quan protestuesit “lukuni halabakësh”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e ditëve të fundit nga ambientet e QSUT ku vizitoi një nga efektivët e plagosur. Ai i quajti protestuesit lukuni halabakësh, të cilët mbështeten nga opozita dhe presidenti.

“Është një skenë absurde ku na duhet të jemi këtu për të qenë pranë efektivit të policisë që rrezikon të humbë dritën e syrit, ndërkohë që një lukuni e dalë nga nuk e di se ku ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t’i fusë gishtat në sy qytetarëve shqiptarë. Për çfarë, për pushtetin? Në asnjë rast, kjo lukuni nuk ka lidhje me demokracinë dhe drejtësinë dhe që nuk ka lidhje me asgjë që ka të bëjë me dhimbjen e qytetarisë shqiptarë, kur morën lajmin e humbjes së jetës së djalit 25 vjeçar. Nuk ka asnjë lidhje. Çfarë drejtësie kërkojnë këta, atë të halabakërisë?

Sot efektivi ishte përpara trupit gjykues, nuk bëri asnjë alibi. Ka të drejtën e një procesi gjyqësor dhe të dënohet sipas ligjit. Morali është ai i ministrit të Brendshëm që dha një shembull fisnikërie edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, por nuk kanë të drejtë të prekin jetën e tjetrit. Presidenti ende nuk e ka dënuar dhunën.

Presidenti inkurajon lukuninë dhe ve gishtin mbi lukuninë. Presidenti është nxitës dhe orkestrues bashkë me atë ish presidentin tjetër që është krenar që ka vrarë njerëz. Presidenti i thotë kësaj lukunie se dhuna është rruga për të bërë përpara”, u shpreh Rama.



25 Comments

  1. Dole pasi e mbushe me gaz bulevardin o legen

    Si zakonisht iken jashte ose del kur je i mbrojtur me gsrden dhe qindra police

    Je nje frikacak qaraman. Nuk ke lidhje me shtetin . Je nje aksident prej fatos nanos, mbase do ishe tu shit bythen sic e ke zakon rrugeve te parisit

    Del e flet maskarilliqe nga goja , fiks si nje frikacak qaraman.

    Je nje hic

  2. use them qe gjatosh-palloshi ti shkoje deri ne fund marrezise,

    me nje KUSHT

    qe edhe robt ti shkojne deri ne fund pergjigjes

    masanej shofim rezultatin

    ndoshta shpetojme nje here e mire
    nga pseudo-tranzicioni qe na u shit ne 1991

  3. Edi ketu të çon ajo rruga jote e fodullekut dhe vjedhjes, vetëm në dhunë. Keto jane pasojat.

    Halabaket?? Këtë gjuhë përdorte edhe Ramiz Alia ne 1990 për studentët. Halabaket jeni ju me kompani.

    Karma is a bitch o Edi!

  4. “Nje lukuni e dale nga nuk e di se ku” eshte shprehja me e qarte e faktit se ky eshte komplet i shkeputur nga realiteti dhe qe kjo eshte revolta e njerezve te harruar. Meqe ti nuk shkon kurre tek ata, normal qe ata do te vijne tek ty. Realisht shprehja me fantastike per te permbledh krizen konjitive te kesaj qeverie.

    1. tani vertet besoj qe rilindasit jetojne ne delir cdo dite…deri dje i dija aktore, por keta jane te semure qe halucionojne cdo dite qe i duket shqiperia vendi me i lumtur ne glob

  5. Krye halabaku ofendon të rinjtë si dikur babai i tij shpirtëror Alia.Të shofim se ku do dalësh.Mos ja shtërngo më keq litarin vetes.

  6. Kryehalabaku i Shqiperise Kryeminister etikon halabak gjithkend qe kundershton dhunen, korrupsionin, arrogancen e tij te pashoq. Zoti i shpetofte shqiptaret nga kjo fatkeqesi qe na ka kapluar.

  7. 1. Thonj-papreret mos valle nuk bejne pjese tek halabaket?!

    2. Corape-kuqet a nuk bejne pjese tek psikopatet?!

    3. Bythe-zbuluarit a nuk bejne pjese tek bythq****?!

    Doni me per Belulin?!

  8. hahaha tani do te qihet nena o monster. Lukuni halabakesh se ste pelqejne ty. Edhe studenteve ne fillim te protesates ju the ngelsa, po pastaj shkove tju lepi karin deri sa i mashtrove. Tani veshtire e ke.

  9. Me keto fjale ky nuk e kupton se vete jeton ne nje nje bote tjeter , jeton ne nje realitet tjeter tredimensional , ndersa ne jemi veçse 3D e imagjinates se tij . Kur protestuesit ne revolucionin francez hidhnin kerkesa te ndryshme , nje nder to ishte : duam buke , Maria Antonet e habitur pyet keshilltaren (sherbetoren) qe kishte prane : per çfare ju duhet buka ketyre? Keshtu edhe puna jote o i gjati ine . Por mos harro , e para qe e provoi gijotinen ishte vete Maria Antonet .

  10. Keta jane halabaket, nderkohe qe kriminelet qe futi ky ne parlament jane “te ndershmit”, jane ideali i km (kryemaskarait) te Shqiperise.

  11. Keto qe protesojne jane te gjithe armiq te partise sone te lavdishme socialiste.
    Te na rroje Rilindja me kryetarin tone te madh shoku Rama.
    Prandaj ne emer te sindikate se ish sigurimsave qe punojne ne sistemin e ministrise brendshme me ne krye komisarin legjendar Gramoz Ruci te bashkohemi per t’i shporrur keta kulake, reaksionare dhe armiq te partise.
    Lavdi sigurimit te shtetit!

  12. MUNDET TE JENE LUKUNI, POR SKA ME LUKUNI SI MINISTRAT TUAJ QE BLEJNE VILA 400 MIJ EURO NE PALAS.
    EDI RAMA KU I GJETI LEKET BEN AHMETAJ PËR TE BLERE VILA NE JUG TE SHQIPERISE?
    JU JENI LUKUNIA E HAJDUTEVE.

  13. Erdhi erdhi I shumeprituri fundi I fodullekut tend. Vere Gramoz Ruci KRIMINELIN min. te brendeshem dhe spiropalin drejtoreshe policie e situata qetsohet. Rrofsh o skenderbe I shek. te XXI.

  14. Po e mblethe lakun pas vetes shpejte o halabak keta nuk jane partiak jane te rinje e prite ferrin o halabak

  15. Po te krahasojme” halabaket” e kesaj revolte dhe dhuna e perdorur prej tyre,eshte thjesht,nje “pershendetje”,ne krahasim me halabakllekun dhe dhunen e perdorur,prej socialisteve te drejtuar prej teje dhe te inspiruar (per te vrare,po qe nevoja edhe 30.ooo njerez),prej torollakut te deklaruar Ngjela,ne 21 janarin e famsshem.Hapi pamjet filmike dhe shiko si turret Tahiri,Balla,me shoket e tyre (se ti vete ishe fshehur ne hotelin aty prane),policise se asaj kohe.Shikoji,dhe reflekto.

  16. Jelek verdhet ne France po si ne Shqiperi keshtu u quajten ne fillim, pastaj presidenti Makron u detyrua te plotesoj pothuajse te gjitha kerkesat. Veçse Makroni ishte me fat se nuk i kishte afer zgjedhjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *