• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në Vlorë, disa të shoqëruar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik në lagjen “24 maji” të qytetit bregdetar. Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, por ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Njoftimi

Më datë 11.12.2020, rreth orës 18:35, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Polici disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *