• |
ide | kryesore

Kanadaja nis vaksinimin me Pfizer/BioNTech

-Instant, Lajme, Planet


Kanadaja nisi të hënën vaksinimin e qytetarëve kundër Covid-19. Të parët që u vaksinuan ishin një grup të moshuarish në një azil në Toronto. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, konfirmoi të dielën vonë arritjen e vaksinave. Rreth 30,000 dozat e para do të shpërndahen në 14 lokacione të Kanadasë, ndërsa të moshuarit dhe punonjësit shëndetësorë do të kenë prioritet në vaksinim.

Të hënën, edhe SHBA-ja nisi imunizimin e popullatës me vaksinën Pfizer/BioNTech. Ndërkohë, javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka nisur vaksinimin e popullatës po ashtu me Pfizer/BioNTech.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *