• |
ide | kryesore

SHBA/ Jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm William Barr

-Instant, Lajme, Planet



Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, William Barr do të largohet nga ky post pak përpara Krishtlindjeve. Lajmin e ka njoftuar presidenti në detyrë Donald Trump përmes një postimi në Twitter mbrëmjen e djeshme.

Përmes një letre zyrtare për Presidentin Trump, Barr tha se ai do të largohet nga posti më 23 dhjetor. Trump gjithashtu njofton se Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Jeff Rosen do të marrë postin e Barr pasi ky i fundit të largohet. Barr kishte informuar presidentin në detyrë rreth shqyrtimit që Departamenti i Drejtësisë kishte bërë lidhur me aludimet e fushatës së Trump për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e vitit 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *