• |
ide | kryesore

Basha: Rama bën ministra miqtë dhe të afërmit, durimit të popullit i ka ardhur fundi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar, pas propozimit nga Rama si ministër të Brendshëm të Bledi Çuçit. Basha shprehet se Rama bën ministra miqtë dhe të afërmit e tij, ndërsa shton se durimit të popullit shqiptar i ka ardhur fundi.

Basha po ashtu thotë se ndërsa shqiptarët vuajnë, Rama bën shoping në Nju Jork.

Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen t’i bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në Neë York.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim.



5 Comments

  1. ahah..

    a ti rrofsh o Lulush .
    Rrofsh e na lensh mbrapa.
    Mos vdeksh se cdo dite na mban galle me humorin tend.
    NUK DUROHET ME SE RAMA VURI MINISTRA MIQT E TIJ.
    AHAHH.
    Po me pare a ishin ministra ata ?
    Atehere ‘ DUROHEJ’ , kurse tani nuk durohet me.
    Kjo eshte alternativa , kauza opozitare ?

  2. Po te ishte per kete zagarin qe kemi,nuk do kishte zgjatur as edhe nje muaj ne pushtet,por je ti kelysh i sorrosit e te komandon ai.ti i ke dhene frymarje kufomes.shpresoj qe neser ne pushtet te nxjeresh non grata plakun me bebelino e ti sherbesh kombit.

  3. Zoti Basha, ndonse nuk e duroj fare, fare, Edi Ramën, argumenti juaj më duket një budallallëk. Bledi Çuçi anëtar Qeverie ishte, se paske ditur ti që ishte shok me KM, pra Bledi levizi nga një Ministri në tjetrën. Të paktën Çuçi është pinjoll i një familje diplomatësh, shkencëtarësh, daja Serafin Fanko ka qënë Deputet etj etj. Edhe Presidenti Bush kabinetin e kish me miqtë ne tij dhe të babait. Me këtë mendësi që tregon, kam frikë se po mbyll PD përsëri, kujdes se hap-mbyll, hap-mbyll, do te thyet çelsi. Shqiptari thotë: “Trimi i mirë me shokë shumë!”. E me ty Rama është tregu Trim! Të nxorri me dacka e batuta nga Kuvendi, me Sandrin të gazifikoi deri sa u leqendise, e te këtheu në qen te rrahur. Bëju burrë e hidhu se ndryshe ky milet i rraf më keq se ty prapë GANGSTERIN E ERDOGANIT do VOTOJË!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *