• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktorja e njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Rebecca Luker ka vdekur në moshën 59 vjeçare.

Agjentja e saj, Sarah Foster, konfirmoi lajmin për New York Times.

E nominuara tre herë për ‘Tony’ njoftoi në shkurt se po luftonte me sëmundjen e Lou Gehrig (skleroza amiotrofike laterale). Në këtë kohë është e paqartë nëse sëmundja rezultoi në vdekjen e saj.

Aktorja bëri debutimin në “Broadway” në fund të viteve 1980 në “The Phantom of the Oper” duke punuar në rolin kryesor si Christine.

Ajo gjithashtu luajti si Maria në “The Sound of Music”, Marian në “The Music Man” dhe Winifred Banks në “Mary Poppins”, secila prej të cilave fitoi nominimet e saj për Tony përkatësisht në 1995, 2000 dhe 2007.Luker gjithashtu u shfaq në një pjesë të emisioneve televizive të profilit të lartë duke përfshirë disa episode të “Boardëalk Empire”, “Laë & Order: Special Victim’s Unit” dhe “NCIS: New Orleans”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *