• |
ide | kryesore

SHBA/ Raportohet rasti i parë i variantit të ri të Covid-19

-Instant, Lajme, Planet


Rasti i parë i raportuar në Shtetet e Bashkuara i variantit të ri të COVID-19 që është parë në Britani, është zbuluar në Kolorado, njoftoi të martën guvernatori i këtij shteti, Jared Polis. Varianti i koronavirusit u zbulua në një djalë në të 20-at, i cili është në vetizolim në juglindje të Denverit dhe nuk ka bërë udhëtime kohët e fundit, thanë zyrtarët shtetërorë të shëndetit.

Shkencëtarët në Britani besojnë se varianti i ri i virusit është më ngjitës sesa llojet e identifikuara më parë të SARS-CoV-2. Vaksinat që jepen tani mendohet të jenë efektive kundër variantit të ri të Covid-19, thanë zyrtarët shëndetësorë të Kolorados.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *