• |
ide | kryesore

E rrahën e i grabitën skuterin: futbollisti i Lazios dhuron 2500 euro për 50 vjeçarin

-Instant, Sport


Një gjest zemre, si një kampion i vërtetë. Mohamed Fares mori pjesë në mbledhjen e fondeve në favor të personit që u sulmua dhe i grabitën skuterin e tij në Napoli, duke paguar 2500 euro. Episodi ndodhi gjatë fundjavës, kur gjashtë kriminelë rrethuan, rrahën dhe plaçkitën 50-vjeçarin ndërsa ai kishte ardhur të bënte dërgesat në kryeqendrën kampane. Solidariteti me të nisi menjëherë, me një fushatë në platformën gofundme.com, në të cilën më vonë u zbulua se futbollisti i Lazios gjithashtu mori pjesë.

Gjesti i bukur u bë pa shumë bujë, por kur emri i futbollistit algjerian u shfaq në mesin e donatorëve, lajmi filloi të qarkullojë menjëherë në rrjetet sociale dhe nuk munguan mesazhet e dashurisë dhe falënderimeve nga shumë tifozë ndaj tij.

Mbledhja e fondeve, ndërkohë, ka tejkaluar shumën 11,000 euro, aq sa motoristi i sulmuar të mund blejë përsëri skuterin dhe të kthehet në punën e tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *