• |
ide | kryesore

BBC: 5 fotot që bënë xhiron e botës nga sulmi në Kongresin Amerikan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



BBC ka bërë një përzgjedhje të 5 fotove që bënë xhiron e rrjetit në të gjithë botën nga protestat e dhunshme në Kongresin Amerikan në SHBA një ditë më parë.

Një fotografi ishte ku një protestues mbante flamurin e Konfederatës në shpatulla.

Fotografia tjetër është kur një protestues ka marrë podiumin që përdoret nga kryetari i Kongresit dhe ka pozuar duke qeshur.

Në një fotografi tjetër shihet Jake Angeli duke folur para kamerave gjysmë i zhveshur.

Gjithashtu një ndër fotot më të klikuara është përzgjedhur edhe kur një protestues me emrin Richard Barnett ishte ulur në karriget e kryetarit të Kongresit.

Fotoja e fundit e përzgjedhur është momenti kur oficerët sigurisë së Kongresit Amerikan u kanë drejtuar armët protestuesve.

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej certifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor, ku u vranë 4 persona.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *