• |
ide | kryesore

Kongresi konfirmon Biden si president të SHBA-së, reagon Trump

-Instant, Arkiva, Planet



Pak kohë pasi Kongresi amerikan certifikoi Joe Biden dhe Kamala Harris si presidentin dhe nënpresidenten e ardhshme të SHBA-së, ka reaguar Donald Trump.

Përmes një deklarate për mediat, Trump zotohet se do të ketë “një tranzicion të rregullt në 20 Janar” por nuk lë pa përsëritur pretendimet e tij për mashtrim në zgjedhje.

“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet që nuk më tregojnë mua fitues, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 Janar,” thuhet në deklaratën e Trump, që e ka botuar në llogarinë e zëdhënësit të tij në Twitter.

Kjo pasi Twitter e ka bllokuar përkohësisht presidentin Trump nga përdorimi i llogarisë së tij.

“Unë gjithmonë kam thënë se do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë përsëri Amerikën të Madhe!” shtoi Trump.



1 Comment

  1. Diku te 30 milion vota teper nga zgjedhjet e kaluara nuk i ben njeriu pershtypje.Trump shume mire mund te kthehet tek bilionat e tij te luaj golf dhe te rri prane gruas super hot.Po bota si do ja beje hallit.Lajmi i fundit Face book dhe insatgram do mbylli rrjetet sociale te Trump.Ndrekohe ka terroriste maniake dhe pedofile qe bejne ca u do trapi ne rrjete sociale.Demokracia vdiq ne vendin ku lindi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *