• |
ide | kryesore

Pasi i vodhi këngën pa autorizim, Nicki Minaj paguan Tracy Chapman

-Instant, Paparazzi



Nicki Minaj do t’i paguaj plot 450 mijë dollarë këngëtares Tracy Chapman, që beteja ligjore mes tyre mos të vijojë më tej. Sipas dokumenteve të marra nga gjykata në Kaliforni, Tracy ka pranuar ofertën e gjykimit të Minaj për çështjen e tyre për shkeljen e të drejtave të autorit.

Nicki ka ofruar 450 mijë dollarë për Tracy-n dhe kjo e fundit i ka pranuar. Si rezultat ato të dyja nuk do të vazhdojnë me gjyqin që ishte caktuar përgjatë këtij viti.

“Jam e lumtur që kjo çështje u zgjidh, gjë që konfirmon se të drejtat e artistëve mbrohen me ligj dhe se duhet të respektohen nga artistët e tjerë. Nicki më kërkoi shumë herë që të përdorte këngën time, por unë me shumë mirësjellje ju përgjigja jo. Siç duket, zonja Minaj zgjodhi të mos më dëgjonte dhe përdori kompozimin tim pavarësisht përgjigjes sime”, është shprehur Tracy.



1 Comment

  1. Paskan vepruar njelloj sikur vepron edhe SPAK-u ne Shqiperi,sidomos,per ceshje te nxehta,provat e te cilave i ka dhene edhe me dosjet e famsshme te pergjimeve…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *