• |
ide | kryesore

Zbret nga furgoni, makina përplas të moshuarën në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një grua është plagosur në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Belorta, kur një e moshuar, pasi ka zbritur nga fugoni i udhëtarëve ka kërkuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. Kalim i cili ka rezultuar i rëndë për një grua të moshuar, pasi është goditur nga një mjet tip Benz i cili po vinte nga Korça në drejtim të qytetit të Bilishtit.

E moshuara është dërguar në urgjencë në Spitalin e Korçës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në mjediset e komisariatit për t’u marrë në pyetje për rrethanat e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *