• |
ide | kryesore

350 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut dhe 20 viktima në 24 orë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2, 291 testime për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Gjithashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë dhe 266 persona janë shëruar.

Sakaq rastet e reja janë: 180 në Shkup, 24 Kavadar, Veles 19, Kumanovë dhe Tetovë me nga 13, 12 në Ohër, 8 Gostivar, Strumicë dhe Dellçevë 7, Prilepi, Strugë, koçani, Negotinë dhe Radovish me nga 6 raste, Shtip dhe Demir Kapi me nga 5, Sveti Nikole dhe Kriva Pallankë me nga 3, Manastir, Berovë dhe Demir Hisar me nga 1 dhe Kërçovë, Dibër, Resnjë, Probishtip, Vinicë dhe Kratovë me nga 1 rast.

Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 91.510 raste me koronavirus, ndërsa 2,893 persona kanë humbur jetën.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 7,831.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *