• |
ide | kryesore

Ndrangheta në Tiranë/ SPAK regjistron akuzat e rënda: Do hetojmë deri në fund!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Drejtuesi i Spak, Arben Kraja ka qenë në Romë së bashku me disa prokurorë të tjerë për të takuar Federico Cafiero de Raho, Drejtues i Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Itali. Ndërkohë që në kryeqytetin italian është zhvilluar takim mes dy grupeve të prokurorëve, në Tiranë është njoftuar për regjistrimin e disa akuzave të rënda mbi hetimin e pastrimit të parave të mafias italiane në Tiranë përmes lejeve të ndërtimit dhe tenderave publikë.


Sipas hetuesve akuzat e ngritura janë “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.


Përgjimet e Ndraghetës/ Rama: Provë e katandisjes së opozitës, turp i pashembullt

“Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë” thuhet në njoftim.

Kush i bën ndërtimet? Rama e kthen në gallatë: I bën mafia, Ndrangheta!

Dhe në përgjigje të komenteve, deklaratave politike dhe mediatike, SPAK duket se e ka një përgjigje: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar garanton publikun se është e vendosur për të hetuar deri në fund çdo element dhe fakt që përbën indicje për veprimtari kriminale të kryer në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që lidhet me objektin e hetimeve të kryera deri tani nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros.

8 Comments

  1. SA MUND TI BESOSH NJE KURVE KUR THOTE QE JAM E VIRGJER AQ MUND TJU BESOSH JU GJOBVENESAVE TE (PA)DREJTESISE . JU DUHENI VAR ME ÇAP BUKE NE GOJE O TE PAFYTYRE . JU JENI E KEQJA ME E MADHE E KETIJ VENDI PAS POLITIKANEVE . KURRE NUK DHATE NDONJEHERE DREJTESI , KENI BERE VETEM PADREJTESI . ZOTI JU DHENTE HAKUN

  2. po hetuat deri ne fund do e shpetoni kete popull pasi jam i sigurt se te gjith jan te perfshire, qe nga keta te sotshmit qe u kan dhen leje ndertimi e deri te te djeshmit qe i kan prit me ceremoni neper instucione. per te mos fol per like floririn qe eshte i vetmi (si gjithmon) qe del me ze e me figur gjithandej (a e kuptoni ca matrapazi eshte ky kok lopa?). po na e hoqet qave kete letyr matrapazesh prodhitikan te pluralizmin, atehere do keni ber revolucionin me te madh historik qe nga krijimi i shtetit shqiptar. mbetet per tu pare.

  3. Vodhi 230 milionë euro, shpëtoi se ishte me diarre’/ VIDEO kur Vasili i LSI-së kërkonte hetimin e Bashës për skandalin me Rrugën e Kombit

  4. Tani me duket se nje tregtar i ndershem fiqsh me mamin kursimtare te madhe do te dhjese shume shpejt marmalate fiku!

  5. Skan nga ta luajnë b……n.Do të hetojnë se sbën.Është bëri m..i mullar dhe ka tetë vjet që vjen erë.Por falë reformës i kanë shpëtuar deri tani.Le të besojmë që dhe këta të Aspakut ti vënë gishtin kokës dhe të veprojnë që të bëhen të besueshëm jo vetëm për shqiptarët por dhe ato vënde që kanë probleme me krimimin shqiptar përfshirë dhe kolegët e tyre të nivelit të lartë profesional.

  6. Arben Kraja merre serjozisht kete pune e mos na turpero. Kujdes kur te kthehesh se mos te vjedhin canten me dokumenta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu