• |
ide | kryesore

Kokainë e kanabis në një lokal, policia arreston 5 persona në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka vënë në pranga 5 persona në një lokal, i cili ishte konstatuar se qëndronte hapur tej fashës orare të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Teksa policia shkoi për kontroll për të evidentuar thyerjen e masava antiCOVID, zbuloi se lokali në fjalë ishte kthyer në një vend ku konsumohej kokainë dhe hashash. Mes 5 të arrestuarve është dhe Administratori i lokalit qe ishte pershtatur per perdorim droge, Margen Islami.

“Gjatë kontrollit në subjektin që administrohej nga Margen Islami u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme”, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *