• |
ide | kryesore

Merret vendimi/ Komiteti i Ekspertëve ul kohën e izolimit për të infektuarit me Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kryer disa ndryshime në masat e marra kundrejt pandemisë, duke marrë në vlerësim situatën aktuale të Covid-19 në vend. Mësohet se Komiteti ka vendosur të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga virusi në 5 ditë, sipas udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, lajm ky i njoftuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Manastirliu shtoi se lehtësimi i masave anti-COVID do të varet nga dinamika e situatës në vijim, ndërsa pritet të ketë një ndryshim të tyre në fillim të muajit mars.

Në mbledhje është vendosur gjithashtu që të reduktohet periudha e vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.

 

 



1 Comment

  1. PATJETER ULIN AFATIN KOHOR SE PO JU NGELEN STOK VAKSINAT VRASESE DHE PO JU SKADOJNE RRADHE-RRADHE! O KRIMINELA PO JU VJEN FUNDI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *