• |
ide | kryesore

Kryemadhi bën denoncimin e fortë: Policia me mbështetjen e Prokurorisë së Elbasanit po kërcënojnë kandidatët e LSI

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo javë” ka bërë një denoncim duke thënë se segmente të policisë po kërcënojnë kandidatët e LSI-së. Konkretisht, Kryemadhi është shprehur se policia e Elbasanit me mbështetjen e Prokurorisë po kërcënon kandidatët e LSI-së.  Sipas saj, prokurori i Elbasanit po intimidon kandidatët për deputetë në mënyrë që të favorizojë vëllanë e tij Besjan Ajazin, i cili është njëkohësisht këshilltar i Taulant Ballës.

“Edhe presioni i Policisë së Shtetit ndaj kandidatëve të opozitës është jashtëzakonisht i madh, por edhe i Prokurorisë. Dhe këtu përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të rishikojë emërimin e prokurorit të Elbasanit, i cili po përdor Prokurorinë e Elbasanit si element kërcënimi ndaj kandidatëve, për t’i hapur rrugën vëllait të tij Besjan Ajazi, këshilltarit të Taulant Ballës, i cili do të kandidojë për deputet në rrethin e Gramshit. Ka bërë veprime të shëmtuara, por edhe të jashtëligjshme” , ka thënë Kryemadhi.

 



6 Comments

  1. Po fitoi Basha, kjo zonja do behet zevendes kminstre.
    Iliri president, Sala Kryetar kuvendi, Mediu min i mbrojtjes, Clirim gjata min i drejtesise.

  2. Një nga protagonistët e ngjarjeve të 20 Shkurtit të vitit 1991, Edmond Budina, jo vetëm ka konfirmuar se Sali Berisha nuk ka qenë në shesh, por ka hedhur dyshimet se Berisha mund të ketë qenë në një makinë të Sigurimit famëkeq të Shtetit në momentet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, në rolin e të besuarit të Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës. Ndër të tjera Budina ka pohuar se “Në atë shesh, kur u rrëzua busti nuk kishte asnjë anëtar të PD. Edhe unë isha në mënyrë të pavetëdijshme, spontane

  3. Tërbimi i tij i dukshëm, deklaratat përçart, kërcënimet verbale si një skizofren dhe mbi të gjitha paralajmërimet e tij epike se do ngrej popullin në këmbë të përmbys pushtetin, janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë shumicës në prag të këtyre zgjedhjeve, pasi i jep dhe një dimension komik humbjes së opozitës. Dhe kjo pa Ilir Metën nuk do ishte e mundur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *