• |
ide | kryesore

Rita Ora publikon prapaskenat e videoklipit ‘Bang’

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Rita Ora publikoi para pak ditësh videoklipin e këngës “Bang”.

Në klip, të cilin e solli në duet me Imanbek, Rita ishte e veshur me veshjen tradicionale shqiptare.Menjëherë pas lancimit ,Ora u komplimentua nga fansat e saj për realizimin,ndërkohë që së fundmi ka publikuar në rrjetin social,Instagram,  disa foto dhe video nga prapaskenat e xhirimeve.“Prapa skenave të #Bang EP Film! Ky ishte një nga momentet më të mira për mua për të parë vizionin tim që erdhi në jetë dhe për të përfaqësuar muzikën kaq perfekte,muzika është diçka që tejkalon gjuhën.Faleminderit për të gjithë ekuipazhin që ishin kaq të mahnitshëm. Nga ndihma për të hipur në kalë, valltarët e pabesueshëm dhe vendndodhja lart në male është një prodhim që nuk do ta harroj kurrë”, u shpreh këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *