• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dalin pamjet e vrasjes së Behar Sofisë në mes të Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Publikohen pamjet e momenteve para vrasjes së 66-vjeçarit Behar Sofia në mes të Tiranës. Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket se si viktima kalon në vijat e bardha nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër. Në afërsi të tij është një i ri me rroba të vjetra që mban duart në xhepa, kryen ecejake duke çaluar.

Ai është pikërisht Ernejt Shyti, i cili mban në kokë një kapuç dhe një xhup dimëror me bindjen se nuk do të zbulohej. Ai kapërcen trotuarin midis makinave dhe në çastin që shënjestra e tij i kalon pranë ai sigurohet se bëhet fjalë për njeriun që i kanë treguar në foto.

Vrasësi kthehet pas dhe më pas e ndjek derisa e qëllon pas krahëve në një pikë që nuk mbulohet nga kamera të sigurisë. Ky maskim nuk e shpëtoi dot Ernejt Shytin i cili së bashku me shokun e tij Xhuliano Visha, Leonar Xhixhën dhe Skënder Vathin u lanë në arrest me burg nga gjykata, për akuzën e vrasjes.

Prokuroria tha se teksa ndaj tyre janë administruar një sërë kamerash sigurie, bisedat në messenger kur vrasësi njoftohet se shënjestra “doli” si dhe një dëshmitar me profesion taksist që një ditë pas krimit u pagua nga Ernejt Shyti për ta transportuar deri në terminalin e autobusëve.

Prokuroria është e bindur se Skënder Vathi është kontaktuar nga të tjerë për të realizuar vrasjen e Sofisë kundrejt pagesës, por nuk pranon t’i tregojë. Vathi kërkoi ndihmën e nipit, Leonar Xhixha i cili në burg kishte njohur Xhuliano Vishën. Ky i fundit ia besoi vrasjen shokut të tij Ernejt Shytit. Prokuroria është vënë në kërkim të identitetit të personave që deshën të vdekur Behar Sofinë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *