• |
ide | kryesore

Dalin pamjet, shqiptari hero shpëton avionin nga “sulmi terrorist” (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është kthyer në hero. Victor Troboloni, u përball me një person i cili tentoi të hapte derën e avionit në një lartësi mbi 9 mijë metra, gjatë fluturimit Tel Aviv-Londër.

Shqiptari ka rrëfyer për “The Sun” të gjithë ngjarjen, ndërkohë në video shihet Troboloni me një kapele bejsbolli duke mbajtur autorin në rreshtin e kabinës.

Victori, me origjinë nga Shqipëria, por me banim në Zyrih, ishte nisur për të vizituar nënën e tij të sëmurë në qytetin Shën Albans, në Angli, kur e pa burrin që sillej çuditërisht gjatë fluturimit. Ai tregon se nisi të dyshonte dhe po e shikonte gjatë gjithë kohës.

“E pashë dukeecur, ndoshta duke kërkuar disa gjëra në avion… duke kontrolluar numrat e sediljeve. Unë jam vetë inxhinier avionësh, kam punuar në mirëmbajtje. Kështu që unë e di se çfarë po ndodh. Ishte një situatë shumë e frikshme”- tregon ai.

Më pas shton se burrin e ndaloi duke e goditur me kokë për ta rrëzuar në tokë.

“Ai u përpoq të hapte daljen emergjente, ai ishte ulur prapa dhe e kishte të lehtë të hapte një dalje emergjence. Ai ishte shumë i rëndë… E godita me kokë dhe stjuardesat ia lidhën duart me lidhëse plastike.. E mbajta për 10 minuta, i merrej fryma dhe u lodh”.- tha ai.

Victor tha gjithashtu se sulmuesi bërtiste “Allahu Akbar” në mënyrë të përsëritur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *