• |
ide | kryesore

Dalin pamjet, si ndodhi plagosja me armë në Durrës mes dy kushërinjve (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit


Janë publikuar pamjet e ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Durrës, ku Ilir Buçeza, 33 vjeç, plagosi me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij Eduart Buçeza, 24 vjeç.

Në video shihet se si 33-vjeçari futet nga porta e banesës dhe pasi ka bërë disa hapa para është përballur me kushëririn e tij i cili është afruar i qetë, duke mos pasur dijeni për armën. Pasi janë afruar Ilir Buçeza ka drejtuar armën drejt 24-vjeçarit dhe e ka qëlluar tre herë me plumb, njëri prej të cilëve i ka prekur këmbën. Pasi ka lënë të plagosur kushëririn e tij autori është larguar me vrap, në drejtim ende të paditur.

Eduart Buçeza aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë autori i ngjarjes Ilir Buçeza vijon të jetë në kërkim nga policia. Nga raportimet e deritanishme thuhet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *