• |
ide | kryesore

Votohet qeveria Albin Kurti 2, Kryeministri i ri merr 67 vota pro

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kuvendi i Kosovës, me 67 vota pro dhe 30 vota kundër, ka votuar përbërjen e re të Qeverisë së re të Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti. Kabineti “Kurti 2” është votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur sot menjëherë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme konstituive ka zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcën, të cilit pas përfundimit të kësaj seance ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar këtë detyrë.

Pasi në cilësinë e U.D. të Presidentit, Konjufca ka dekretuar liderin e LVV, Albin Kurti për mandatar të formimit të qeverisë së re, si kryetar i Kuvendit ka thirrur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është caktuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Para se të votohej Qeveria Kurti 2, kryeministri Kuti ka prezantuar në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.



5 Comments

    1. me punu kunder amerikes dhe kosoves sic boni heren e pare?! Ky hajvan bolsheviko/islamik i ka ditet me te shkurtra se sa mandatin e pare… nese me trump ky arriti te rezistonte disa dite pasi ish presidenti ishte diso larg ceshtjeve te ballkanit me presidsntin aktual ky komunist spiun rus do ta kete shum pisk. M’BESONI

      1. fillove me karlliqe ti. Kurti do punoj per te sheshuar pabarazit sociale, leri keto karlliqe me spiuna, te paskan ber lavazh truri.

  1. Pac kemben e mbare. Ndoshta kjo pranvere do te sjelle fat edhe per Shqiperine e me vullnetin e

    Zotit do te clirohet nga zinxhiret e rilindjes famekeqe qe e ka mberthyer per fyti tash 8 vjet e po

    i merr shpirtin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *