• |
ide | kryesore

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit gjendet në magazinat e qendrës tregtare

-Instant, Lajme, Të fundit



Forcat zjarrëfikëse kanë bërë të mundur mëngjesin e të shtunës gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket 32-vjeçarit Arjan Sala, punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private tek qendra tregtare Casa Italia.

Për fatin e të riut nuk dihej asgjë, që prej pasdites së të mërkurës, kur Magazinat e kësaj qendre tregtare u përfshinë nga flakët.

Mësohet se ka qenë xhaxhai i të ndjerit ai i cili ka bërë identifikimin e kufomës, që tashmë është dërguar në morgun e kryeqytetit.

I riu kishte shpëtuar të mërkurën 7 persona që kishin mbetur të bllokuar në momentin që ra zjarri, por vetë mbeti brenda dhe dyshohet të ketë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

“Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



9 Comments

  1. Referuar mitingut të 25 Marsit, ku Partia Demokratike mblodhi mijëra njerëz në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kundërshtim të masave AntriCovid, erdhi edhe një sqarim nga Sekretari i Përgjithshem i PD.

    I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli për mungesën e liderit historik të PD në miting, Gazmen Bardhi tha se ai kishte probleme shëndetësore.UDB po heton kush ja dergoje virusin Salihut,fjale thone qe monika me grupin e saj e kane bere te mundur qe salihu te mare virusin

    1. Po edhe këtu mbjell lajme me politikë o qelbësirë?! U djegshi me soj e sorrollop ju o qelbësira! Arjan u prehsh në paqe!

        1. Jo cdo gje eshte oportunizem politik..Ka edhe etike ne komente, sidomos kur ky zoteria eshte kaq i ri dhe ka vdekur duke shpetuar te tjere..Ju nuk keni me vlera morale! Perversitet mendor

  2. Ore a ka njeri ri qije robt ketij te parit ne koment?
    Makineria e propagandes. Pu pu pu sa rrace e keqe paskan qene!
    Ngushellime familjes.

  3. Zoti i dhente paqe.. Me vjen shume keq per ate qe i ndodhi por me ben te ndihem shume krenar qe ne mes tone ka njerez te tille. Shqiptari eshte i afte te beje akoma vepra te tilla shpirterore. Duhet te bejme dicka qe ky djale te behet i paharruar!

  4. o komentus kriminel i pari edhe kur vdekja eshte tragjike sepse nuk kemi shtet qe nuk i mban ne gadishmderi mjetet mbrojtese zjarrfikeset etj per pasoje iku nga kjo bote nje njeri i pafajesh ti akoma ben politike . mallkuar qofsh o i pa zemer e koke . qofte i xhenetit viktima dhe zoti ja lehtofte dhimjen familjareve

  5. Tu prehte shpirti ne paqe!
    Zemer trim keqardhje nga zemra ime se hape nje plage ne shtepi, zemer fisnike shpetove jete te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *