• |
ide | kryesore

Basha takim me banorë dhe biznese te njësia 1 në Tiranë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime ditën e sotme në njësinë 1, në Tiranë. Gjatë ecjes ai ka biseduar me qytetarë dhe biznese të zonës, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 25 prillit.

Qytetari: Kam një pension qesharak, as për ilaçe nuk dalin.

Lulzim Basha: As për ilaçe jo! Lëre pastaj për drita, për ujin e për të ngrënë bukë!

Qytetari: Zoti kryeministër, e presim ardhjen tuaj me padurim!

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Dhe gjithë pensionistët shqiptarë do ta ndiejnë ndryshimin.

Qytetari: Ju na futët në lëvizjen në Europë, ju jeni ai që na futët në NATO!

Lulzim Basha: Të gjithë bashkë ja kemi dal, të gjithë bashkë do ja dalim prapë. Duke mos harruar prindërit tanë, pensionistët. Me rritje pensionesh, me fashën e energjisë që do ta paguani me çmim më të ulët, me rimbursimin e plotë të ilaçeve që të keni një jetë me dinjitet për të gjithë atë sakrificë që keni bërë për ne. Të uroj shëndet, mbarësi dhe të gjithë bashkë më 25 për ndryshimin dhe për fitoren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *