• |
ide | kryesore

Chiara Ferragni kritika qeverisë pë vaksinimin e të moshuarve

-Instant, F1, Paparazzi



Chiara Ferragni kritikoi ashpër menaxhimin e fushatës së vaksinimit ndaj Covid-19 në Itali, përmes një postimi në Instagram, duke filluar nga një fakt që e shqetësoi shumë atë. Sipërmarrësja dhe influencuesja e famshme ka publikuar një postim në të cilin shpjegoi se gjyshja e burrit të saj Fedez, Luciana Violini, e cila mbushi 90 vjeçe disa ditë më parë, do të bëjë vaksinën kundër Covid sot. Dhe siç raportohet nga Ferragni, telefonata për të marrë dozën erdhi vetëm dje, pasi ajo kishte kritikuar menaxhimin dhe vonesat e fushatës në mediat sociale.

“Nëse dje isha e zemëruar, sot jam edhe më shumë e zemëruar duke menduar se gjyshe Luciana, e cila kishte të drejtë të vaksinohej para shumë muajsh, arrin të fitojë të drejtën e saj vetëm sepse dikush ka frikë se unë mund të trazoj opinionin publik. Po gjyshërit e tjerë që kanë të njëjtën të drejtë dhe nuk kanë dikë që të dëgjohet në media, si do ia bëjnë?”, -shkruan Ferragni, duke theksuar se ka menduar për një kohë të gjatë para se të thotë diçka javët e fundit, por që vendosi të flasë vetëm pas episodit të “favorizimit” të padrejtë të gjyshes Luciana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *