• |
ide | kryesore

Flet aktivistja e PD që iu thye krahu nga shefi i komisariatit: Policët nuk iu bindën dhe ai më rrahu vetë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Ishte ambjent i mbyllur te lokali. Thjesht po i filmoja. Nuk e di kush i njoftoi. Erdhën sot. Katër veta. Më kapi shefi i komisariatit. “Pse filmoje” më tha. Donte të më thyente telefonin. I thoshte të tjerëve “Shoqërojeni në komisariat”. Ata nuk po i bindeshin dhe ai më rrahu vetë. Altin e ka emrin. Nuk ia di mbiemrin. Ka një muaj që ka ardhur.” ka treguar Elsa Bita për gazetarët në spital.

Aktivistja e PD më parë kishte filmuar punonjësit e administratës që ishin mbledhur për një takim partiak në një ambjent të mbyllur dhe kishin braktisur shërbimet e bashkisë dhe kjo u bë shkak që sapo të dilte nga shtëpia të nesërmen të rrihej brutalisht nga vetë shefi i policëve.



12 Comments

  1. Yuri Kim ku je pse sflet moj e shitur nje vajz e re ne kete gjendje dhe pastaj pala tjeter per tu mbojtur duhet te bejne dicka kim kim……

  2. Eshte e turpshme dhe e frikshme vetem kur e lexon dhe imagjino ta perjetosh .
    Ky kafshe me fytyre njeriu duhet ndeshkuar menjehere , i duhet dhene ndeshkimi me i rende . Te gjithe duhet ta dine se nuk ka as edhe nje ardye te vetme qe kunder nje femre te vihet dore . E vetmja here kur nje femer mund ta “goditet” eshte vetem atehere kur e godet me petale trendafilash .
    Prandaj kjo kafshe me fytyre njeriu qe per çudi qenka edhe komisar duhet ndeshkuar menjeher . Minimalisht i duhet hequr uniforma menjehere dhe normalisht vendin duhet ta kete ne burg .
    P.S.
    Ne librat e Shenjte thuhet se Zotit per te krijuar boten ju deshen shtate dite . Per te krijuar mashkullin ju deshen me pak se pese minuta , ndersa per te krijuar femren ju deshen me shume se gjysma e kohes se kohes qe ju desh per te krijuar boten . Dhe kur vendosi ta krijoje tha : Kesaj qenie te mrekullueshme do ti jap dy nga cilesite e mia . Te drejten e krijimit dhe ate te adhurimit .
    Tani imagjinojeni vete se ç’denim meriton ky kafshe me fytyre njeriu , ky monster me uniforme .

  3. Policia ndërhyn atje ku i thotë partia dhe Edveri.Kafshë që meret me një femër!!!Prit se do të vijë dhe ty radha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *