• |
ide | kryesore

Nuk fitoi PS-ja, na grabiti shteti

-Instant, 1, Ide

Këto zgjedhje nuk u fituan nga rilindja, ato u rrëmbyen nga makineria shtetërore. Sa më shumë ditë kalojnë, aq më të qarta bëhen faktet se, në 25 prill, në garë ka qenë partia shtet. Jo më kot drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR,Urszula Gacek foli për “keqpërdorimin e burimeve të administratës shtetërore” dhe “qëndrimin e turbullt në kufirin mes partisë dhe shtetit”.


Lexo më tej:


“Kemi pasur një shqetësim më të madh se shit-blerja e votës”, drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR: Qeveria vazhdoi biznesin në fushatë

Provat janë tepër të dukshme. Përgjimet për votat që u blenë me anë të legalizimeve të shtëpive, dalja e të dhënave nga bashkia Durrës, që vetëm në muajt e fushatës ka shpërndarë po aq të ardhuara sa përgjatë gjithë vitit që shkoi, për ata që humbën shtëpitë nga tërmeti, fakti se Erion Veliaj u kujtua të japë në mars 50 mijë lekshin e bonusit të bebeve për të cilin nuk ishte kujtuar që prej 2017 -ës, shtimi i vendeve të punës në administratën shtetërore dhe nëpër bashki, paratë që u hodhën në fushatë nga kompanitë publike janë vetëm pjesëzat e një pazlli manipulimi teknologjik.

Pra, ndonëse kryesuesja e vëshguesve të OSBE/ODHIR flet për një kufi të papërcaktueshëm mes shtetit dhe partisë, ai nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e inagurimeve në shkolla e spitale për të bërë fushatë, në përdorimin e maskave të PS nga anëtarët e kabinetit qeveritar, por me një mendësi totalitare shumë me të strukturuar dhe të thellë.

Këtë e shikojmë në degradimin e institucioneve shtetërore që nuk u sollën për anjë çast si garantë të zgjedhjeve. Vetë personalisht si gazetar i Lapsi.al, unë pata mundësi të testoja një organet e reja të dala nga reforma në drejtësi, SPAK-un. Një nga drejtimet kryesore të punës së tij janë dhe krimet zgjedhore. Por kur kjo prokurori speciale u ndesh me njërin prej tyre, zbulimin prej nesh të databazës me vjedhjen e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, kryqëtarët e drejtësisë së re nuk guxuan të hetonin, as E-Albanian që dyshohej se i kishte nxjerrë ato, as Partinë Socialiste që i kishte në përdorim për të blerë dhe transferuar votën falë patronazhistëve. Si një organ krejtësisht “KAPS” prokuroria speciale u mjaftua të merrej vetëm me ne gazetarët.

VIDEO/ Zëri i Amerikës: Ekspertët amerikanë mbrojnë Lapsi.al kundër SPAK

Edhe më i rëndë është roli i saj në mosveprimin që solli si pasojë krimin e tmershëm të Elbasanit. Ndonëse opozita i kishte denoncuar me emër dhe mbiemër ata që mblidhnin karta dhe blenin vota, SPAK as e vuri ujin në zjarr, e mbajti një javë në sirtar denoncimin dhe pastaj e përcolli në prokurinë e Elbasanit, ku prokurori ishte në konflikt interesi, pasi qe vëllai i një kandidati të rilindjes. Pikërisht kjo blerje kohe në favor të PS, jo vetëm i la udhë të lirë trafikantëve të votave, por i hapi rrugën edhe një vetëgjyqësie që rezultoi fatale.
Po në këtë ngjarje doli bllof edhe policia e shtetit. Vetë kreu i saj Ardi Veliu, manipuloi personalisht provat duke mashtruar se në vendin e krimit, në Elbasan, nuk u gjentën elementë të vjedhjes së votës si: para, lista zgjedhësish dhe karta identiteti.

Investigimi/ Vrasja e Elbasanit, skandali që mjafton për të zhvlerësuar 25 prillin

E njëjta polici, u shndërua në një trupë kamikazësh politikë, e cila përgjatë gjithë fushatës, sipas urdhërit të udhëheqësit, u vu në shërbim të gjurmimit vetëm të partisë së Monika Kryemadhit. Vërtet uniformat blu arritën të kapin me sukses disa përfaqësues të LSI që tentuan të blejnë vota, por ata nuk dëshmuan asnjë paanësi dhe profesionalizëm për të kapur edhe hajdutët e tjerë. Kjo bëri që në listat e PS të shkëlqenin nga hiçi dy pjestarë të familjes Rakipi dhe që PSD e Tom Doshit të merrte 3 deputetë, që s’ishin dëgjuar kurrë më parë, as për ndonjë ide politike, as për ndonjë aksion qytetar dhe as se ekzistonin mes kastës “elitare” të atyre që shkojnë në parlament.

Aqif Rakipi (Qifja) rikthehet fuqishëm në parlamentin e 25 Prillit

Natyrisht, i gjithë ky involvim i instutucioneve gjoja të pavarura do të vazhdojë në ditët e ardhshme të prodhojë prova të tjera. Por edhe kaq mjaftojnë për ti njollosur në mënyrë të pakthyeshme këto zgjedhje, ku të gjithë ata që rivalizonin me rilindjen, nuk kishin përballë vetëm atë, por të gjithë makinerinë shtetërore.

©Lapsi.al

65 Comments

  1. OR KY YMER GELBAZA KELLIRA DHE KOL SALLAKU SKYPE,SI NUK I GJOBITE POLICIA PER PRISHJE PANORAME TE QYTETIT ME AT SURRATE TE SHEMTUAR thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA ,KOL SALLAKU SKYPE,CARLO BOLJA BOLINO DHE KRESHNIK BYTH***Ri KUR DOLEN EXIT POLET JU BE SURRATI I GJITHE I ZI NGA FRIKA SE OPOZITA I FITOJ ZGJEDHJET

    1. Partia komuniste perfundoi procesin e rilindjes me keto zgjedhje.
      Tani eshte ne kontroll te plote si dikur dhe me fuqi te rinovuar.

      Edhe pak fillojne ndeshkimet per agjitacion-propagande…

      1. Kuptohet qe tregon pervojen e Gruas tende.Me Gruan e Mero Zhabes kan bere guide adoloshentet qe kur u martaua ti thua te qi Meroja.Meron e perdori Berisha si qen tani e perdor Rama,aq i peshtire eshte.Orgazma Meros eshte lehja.

  2. O Bushat! Ato qe thua ti jane bere 30 vjet rresht nga te dyja partite.
    Dhe do te behen edhe ne 2025, edhe me 2029 edhe me 2050.
    Favorizimet nga administrata behen edhe ne amerike. Deklarata e sotme e Trump per shpikjen e vaksines, eshte nje fakt.
    Zgjedhjet mbaruan. Shoku jot Edvini eshte ne pushtet edhe 4 vjet.
    Jo, me fal. Sic ke thene ti, po i fitoj zgjedhjet e 2021, ato te 2025 i ka te fituara.
    Mirupafshim ne 2029.

    1. O qorr idiot, kur është përdorur hashashi, policia dhe drejtësia si në këto zgjedhje!?

      Pyete mami kurvën se ajo e di më mirë.

  3. GREG KRISTAQ RAMA KA DY VELLEZER ,EDIN DHE OLSIN-SIPAS YMER GELBAZA KELLURES thotë:

    ZOTI BUSHATI JU LUTEM. RRIJ NJA 3 METRO LARG YMER GELBAZA KELLIRES ,BATON HAXHIUT DHE CARLO BOLES BOLINO SE JU MBAN GOJA ERE BYTH SE PREJ KUR FILLUAN TA LEPIJN SALI BERISHEN NE 91ashin PASTAJ NUK U NDALEN KURR E PERFUNDUAR TE EDI RAMA ME THONJE TE PA PRERE

  4. Ajo qe na ka treguar deri tani Edi Rama eshte qe eshte i gatshem te beje cdo gje te nevojshme dhe te mjaftueshme per te mbajtur pushtetin. Pavaresisht sa te tmerrshme jane te gjitha keto qe ka bere , imagjinoni sikur nje dite te mos mjaftojne dhe t’i duhet te beje gjera te tjera. Ku eshte kufiri i Edi Rames? A jemi ne te gatshem ta testojme? A jemi ne te gatshem ta mbyllim kete histori, t’i kthejme syte nga opozita e te gjejme nje lider frymezues, te pakorroptuar, te afte per t’i bere njerezit te shpresojne pertej thesit te miellit apo edhe lejes se legalizimit, shkurt te gjejme nje Guaido apo Navalny? A jemi ne te sigurte qe nese e lejojme te shpetoje me keto qe ka bere tani Rama nuk do t’i duhet te evoluoje ne nje Maduro apo Putin dhe ne zgjedhjet e ardhshme mos perballemi vetem me blerje votash e perdorim bandash por me burgosje, apo vrasje te kundershtareve politike.
    Kush normalizon krimet e Rames sot mund te jete duke i hapur rrugen krimeve shume me te renda neser. Rama nuk ka dhene asnje shenje qe sheh ndonje kufi moral mes tij dhe pushtetit. Ne kete moment kaq i duhet, kaq ben. Po neser? Mbreme ishte shume i qarte per ata qe e degjojne dhe nuk masturbohen para televizorit.

    1. Neser? neser do haje edhe mish njeriu dhe prape nuk ka per ta hap gojen askush .
      nese e lejojme sot pasojat do ti shohim mot . jemi kthyer skllever te njesekti mishngrenesish.

  5. PO PARANUAM VJEDHJEN E ZGJEDHJEVE SOT DUHET TE PRANOJME EDHE PRANGAT NESER.
    MOSNJOHJA E ZGJEDHJEVE NGA OPOZITA ESHTE OBLIGIM KOMBETAR , JO PARTIAK DHE AS PER KARRIGEN E TIJ . MOSNJOHJA E ZGJEDHJEVE ESHTE MORAL PER VENDIN .POR ME NJE KUSHT , TE KALOHET MENJEHERE NE PROTESTA PAMBARIM DERI NE RREZIMIN E SEKTIT MAVI DHE MAFIOZ.

  6. ZOTI BUSHATI JU LUTEM KUR JA JEP DOREN YMER GELBAZA KELLIRES DHE BATON HAXHIUT VURI DOREZAT SE TE BEJNE PIS thotë:

    PANDELI MAJKO RRI NE SHTEPI ,KURSE I FATMIR XHAFAJ ME VELLA NE BURG I DENUAR PER KOKAINE ,DHE TOM DOSHI HAJDE SHTET HAJDE ,

  7. Nuk jam me asnje parti por kush e ve ne dyshim eshte nje idiot partie qe do perdhunuar pafundesisht se per faj te militanteve po vuajme te gjithe . Zgjedhjet te perseriten por me pare duhen bere ndryshime te thella dhe rregulla te reja . Per kete te merret edhe mendimi i qytetareve dhe mbas nje viti te mbahen edhe zgjedhjet vendore edhe ato qendrore . Nuk besoj se do mbaroj me kaq . Nje bashkepunim rama -basha do ishte shkatrrimtare per te gjithe por sidomos per bashen.

    1. I paemer i ores 19:30. Per Bashen nuk kam asnje interes. Basha duhej larguar ne 2017, tani e beri demin dhe fati i tij eshte i parendesishem. I rendesishem eshte fati i vendit qe u kthye ne monarki absolute.

    1. Ti vazhdo se edhe por nuk fiton gje , palloshhi e permbushi detyren.
      Do rrime tek qeraja apo do ngrihemi ??????????????

  8. Shkoni neper te gjitha bashkite dhe shikoni punesimet qe jane bere rishtas ,se po i pate te gjitha do vini dusrt ne koke . Shikoni leket e trmetit , shikoni ndertimet pa leje , shikoni edhe pakot ushqimore per te vobejtit qe per çudi kete muaj u 100 fishuan . Shkoni ne hipteke dhe shikoni legalizimet . Shikoni me ke ishte krimi , shikoni kush dha para kesh . Kudo qe te shikoni do shikoni vetem militant dhe kriminela mavi duke shperndare dhe dhuruar leke me thas.Nese keto zgjedhje njihen nga opozita atehere basha firmos vdekjen perfundimtasre te saj dhe te tijen.
    Dorhiqu , krijo shtabin e “luftes’ i cili te jete sa me i gjere. Pergjegjesia te jete kolektive dhe jo individuale dhe ngrije popullin ne proteste deri ne revolucion .

  9. Pse o Bushat kur ka qene ndinjehere ndryshe,apo e harrove bacen Sali qe dhunonte dhe shantazhonte shteti hapur duke nderruar kutite e votimit vete policat neper fugona gjate transportimit apo presionet ndaj administrates qe merrnin emrat shenim dhe i çonin me liste ne mitingje,prandaj merreni me te qete se keshtu ka qene,eshte dhe do te jete…

    1. Kur ka ndodhur kjo o mamaqirë, po të kishte ndodhur do kishim Saliun në pushtet, se nuk është ndonjë kokë e madhe edvini, është një hajdut i madh i mbështetur mga idiotë të mëdhenj,

  10. I madh e i vogel e ka ditur dhe e ka pas te qarte se cfare ishin ne gjendje te benin keta per ti

    fituar zgjedhjet, pervec PD-se. Te dy paket deklaruan se keto zgjedhje vendosin fatin e Shqiperise

    per 100 vitet e ardheshme. Luften e fitoi ajo qe e fitoi ne vitin 1944, por kete radhe jo me dhune

    terror e vrasje por me para. PD ben mire te shperndahet. Shqiperia ka marre fund.

  11. Bushat, artikulli yt eshte shume i sakte si shpeshhere. Pavaresisht se bindjet e mia nuk takojne askund me te majten, te jam mirenjohes si shqiptar per analizat e tua. Si gazetar qe je, do doja te te beja nje kerkese per keta deputetet e PSD. Te lutem gjwjeni mundesone e pyetini jo per programin socialdemokrat, sepse jam i sigurt qe aty nuk dine asgje, por pyetini nes3 njohin Karl Libknehtin dhe Roza Luksemburgun. A e dine se kush jane dhe cfare kombesije kane? Thjesht per kuriozitet.

    1. A ti qeke kar mer lal. Ti qeke i djathte dhe i shko nga mbrapa sekretarit te partise dhe lulit me program me te majte se PS dhe ne koalicion me Ilirin.
      Me vje me qesh kur ne AL dun me e nda veten te “majte” dhe te “djathte”.
      Pdja e “djathte”. PDja qe grabiti pronat, shkateroi familjet, solli varet greke deri ne Berat, fali detin…..
      PSja e majte me Saimir Manen e me Fidel Yllin

  12. Nipin e Hysniut me vile te Rolling Hills e paska grabit shteti….ashtu si edhe nja 3 here te tjera para ksaj.
    Sikur PD te kishte dale me nje liste me LSI dhe te fitonte, atehere kjo do ishte fitore plebishitare. Po Lulja zgjodhi prap gabim. Ashtu sic zgjodhi gabim Noken, Duken, Mediun, Saliun…..
    Ik qiu deshtak. Binde edhe Lulin qe te mos futet prap ne parlament.

  13. Numri dhe përqindja e votave të pavlefshme sipas qarqeve

    Berat, 5292 vota të pavlefshme, 6.5 %

    Dibër, 4686 vota të pavlefshme, 6.77 %

    Durrës, 7808 vota të pavlefshme, 4.8 %

    Elbasan, 9775 vota të pavlefshme, 5.8 %

    Fier, 9375 vota të pavlefshme, 5.1 %

    Gjirokastër, 2317 vota të pavlefshme, 4.8 %

    Korçë, 7375 vota të pavlefshme, 5.6 %

    Kukës, 2188 vota të pavlefshme, 5.3 %

    Lezhë, 4946 vota të pavlefshme, 6.4 %

    Shkodër, 6114 vota të pavlefshme, 5.3 %

    Tiranë, 18422 vota të pavlefshme, 3.8 %

    Vlorë, 4730 vota të pavlefshme, 4.4 %

    Mesatarja e votave të pavlefshme në të gjithë Shqipërinë është 5.3 %.

  14. Pse a paskena shtet NE’eah???!!!
    Kanceri i Shqiptareve ka qene PKSH-PPSH,dhe tashti PSSH me ne krye kancerogjenin e pare Edvin-Edi-Paulin shkerdhrama.

  15. Po mire me and. Nese te ben te ndihesh mire vazhdo beso ato cka shkarravit vete edh per 4 vjet. Askush ste ndalon fundja. Ne do vazhdojm te qeshim me deliret e tua kurse ti do shkosh 55 vjec dhe prap koqe kanari. Mvje keq daku

  16. Flitet shumë këtu nga persona për zgjedhjet e 96.Ato zgjedhje do fitoheshin dhe po të ishin në komisine anëtarët e Ps.Tërheqja ishte alibi e taktikë për atë u zhvillua në vijim.Ish sigurimi dhe ish vullnetarët Enverit bënë atë që e pamë me sytë tanë dhe pikërisht në jug.A e keni idenë sa përkrahës të Pd janë kërcënuar me largim dhe kanë ikur.Strategjia e tyre ishte shkatërimi i Pd dhe deri në një farë shkalle ja arritën.Për të vërtetuar se ato zgjedhje do fitoheshin u bënë në disa zona rivotime ku ifitoi Pd nën mbikqyrjen e ambasadës Amerikane.Pastaj zgjedhjet lokale.Kush i fitoi??Pd.Dhe në Tiranë.Albert Brojka e Agim Fagu.53 me 47.Dhe kur u bindën që sfitonin kryen rebelimin neokomunist!!!E të mos diskutojmë zgjedhjet 97 e 2001.Ps i fiton zgjedhjet me revolucione ,dhunë e vjedhje sepse është në genin e tyre.

  17. Ne te gjithe burgjet fitoi PD
    A thua valle I kane dhene para te burgosurve?
    Po ne BE a do futemi Tani?
    Bushat e ke lare sot prapanicen me tape birre?

  18. Tom Doshin, e bejne brenda nates Kryetar te PSD harruar te Gjinushit. E fusin ne zgjedhje te parin ne flete te votimit.
    Toma e gezoi postin e Kryetarit PSD nje muaj fushate. Ne ate muaj Toma shpalosi ate qe di te beje mire, idete e Socialdemokracise (!) Naten e zgjedhjeve pa gdhire jep dorheqje pasi mandaton 3 vete me idete Socialdemokrate qe bindi zgjedhesit !
    Aqif Rakipi, e largojne nga Parlamenti me ligj te dekriminalizimit dhe Qifja del nga dera e…futet nga dritarje!
    Dhe jo vete, por te birin. Dhe jo vetem ate, por dhe dhenderrin e mbeses!

    Tom Doshit Amerika ja ndaloi kandidimin, Aqif Rakipit Ligji dekriminalizimit ja ndalon kandidimin!
    Por Toma vjen trefish ne Parlament e Qifja vjen dyfish. Ja, ky eshte Regjimi qe sot mba pushtet me karten e Varferise, karte qe 4 vjet e luan Rama e nje here ne 4 vjet e perdorin Tomat e Qifet.

  19. ore andi bushati , une te kam dite djale me dy pare men ne koke , po ti qenke i koqe KAnaRI qe se paska shokun.
    lapsi ne se , edhe te shpon por edhe te gixilon ,po ky i yti me duket se e ka gjithmone majen te thyme e s’puno ,si ai sendi qe ishi (avokatja) yt , pretendonte se ishte gjithmone fjete.

  20. Nese do ta shkaterrosh fare opoziten thuaji te pranoje zgjedhjet .Nese pranohen, shifemi mbas 30 vitesh.
    Jo se humbi keto pseudozgjedhje por sepse perligj hajnin dhe si pasoje nuk ka as shansin me te vogel qe neser te fitoj.Ne nuk kemi as shansin me te vogel te kemi demokraci . Jepi shans vetes duke u dorhequr o lul dhe pastaj çoje popullin ne protesta masive duke shpalosur nje plan te detajuar ndryshimesh.Keto ndryshime te jene per te gjithe dhe jo per partite dhe lideret e tyre. Jepi shprese dhe bindi intelektualet dhe te pavendosurve nese do te fitosh . Me militantet dhe servilet qe te rrethojne nuk ke as nje shans as ti e as opozita qe edhe ne 2050 te fitosh.

  21. Nese do pranohen per Zgjedhje keto te 2021, ketu kurre Zgjedhje nuk do kete, por vetem fushate blerje mandate deputetesh nga ato qe me Ligj u ndalohet kandidimi.
    C’do Regjim kerkon te kete nje opozite qe ta perdore si fasade. Por ajo opozite qe e ben kete rol pastaj quhet sherbetore e Regjimit.

  22. A ka deputet të PD-së që kanë paguar për kandidimin? Ka zëra që flasin. Ku ka zë nuk është pa gjë. Aty nuk shkon më asnjë demokrat pasi z. Basha i ka zëvendësuar njerëzit e PD-së me klientët e gruas dhe kunatit. Unë nuk marr telefonata nga drejtoresha e biznesit të kunatit dhe unë prandaj jam larguar nga Lulzim Basha… Lulzim Basha i ka shitur zgjedhjet e 25 Qershorit. Politika është mision, nuk mjafton një dëshirë apo një urdhër e një familjari për të bërë një njeri deputet. Kjo nuk është lista e PD-së por e familjes Basha-Isufi. Një listë që nuk ka asnjë kriter politik nuk mund të funksionojë”Sa i zgjuar kopil qe je mor Gimi i lelzimes,o rroteKari funksional amerika i kerkoje salihut të bente zgjedhje ne 40 zona,por salihu e donte fitoren si enveri i tij,por dhe per tu zgjedhur prap president ashtu si dhe beri u zgjodh pasi vrau 2000 njerez ne 1997,o gimi qe ben si antikomunist kur je nje komunist funksional të byrektorja

  23. Ata që mbushnin radhët dhe xhironin goma makinash, ata kanë ikur kushedi se ku, as telefonat nuk i hapin më. Të tjerët që i thonë vetes ‘truri i PD’ po shuajnë njëri tjetrin. Kritikët e kryetarit të PD kanë ardhur te porta e selisë që ka qenë shtëpia e Oficerëve (Pse vallë i thonë ‘Shtëpi e Lirisë’, hajde gjeje!) dhe kërkojnë të dalë kryetari. ‘Demo ti e Demo unë/ Dil Lulu se kam pak punë!’. Luli nuk del, por lëshon kasnecët që të sulmojnë ata te porta. Partitë staliniste, gjithmonë, i grijnë nga brenda ‘trockistët’ që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit. Do t’i grijnë dhe do të vetë-grihen edhe këta! Në Partinë Demokratike, njëra palë ka ngrënë palën tjetër, komunistët kanë ngrënë komunistët, sigurimsit kanë shqyer sigurimsit, demokratët kanë rrahur demokratët. Ka ardhur edhe Stresi me të atin, dhe kanë nisur t’i rrahin këta që luftojnë te porta e ‘folesë’. PD e Berishës e ka në ADN rrahjen dhe dhunën. Në tokën shqiptare nuk kanë lënë njeri të gjallë nga ata që i kanë ‘bezdisur’ në folenë e pushtetit, por deri në Bruksel kanë rrahur ‘zogjtë e mëdhenj kundërshtarë’. Në një nga hotelet luksoze të Evropës, Izeti rrahu ministrin e Jashtëm Sereqi, ndërsa në një hotel tjetër Saliu i Stresit rrahu ministrin Milo. Brukseli nuk do të bëhej kurrë fole e shqiptarëve derisa këta rrahës të mos izolohen.

  24. Nuk ka kurrfare PS , PD, X, Y, etj me. Ka Regjim qe i duhen partite si PS, PD X, Y, etj si fasada te nje pluralizmi fallco.
    Ne Regjime ka sherbetore te tij dhe opozitarizem kunder tij. Opozitarizem qe te kete rrezuar nje Regjim me vota nuk njeh historia asnje.

  25. Ky ka pjerdhur komplet. Njëherë Skënderbeu, një herë ISIS duke pre duar, një herë revolucioni Francez me sfurqe, tani na qënkash bërë edhe Jezusi. Ky ka pjerdhur komplet po ju them. I kane ikur bletët. E ka kosheren komplet bosh.

  26. Me jepni nje motiv pse i gjati ine duhet te fitonte , tju jap me dhjetra motive pse nuk duhej te fitonte si dhe tju jap fakte pa fund sesi ky manipuloi gjithçka per te arritur tek destinacioni dhe qellimi i tij i vetem : fitore me çdo kusht , fitore me çdo mjet . Ça beri i gjati ine per ta merituar fitoren perveçse rriti vetem taksat dhe kurre rrogat ?Perveçse vete vodhi pa fund ndersa Shqiptareve u hapi dyert e burgut per hiçgje ? Perveçse me politika te mbrapshtme largoi shqiptaret nga shqiperia , perveçse nuk solli anje nje investim te huaj ? Pse pse pse …….. pse duhej te fitonte nje njeri apo nje sekt qe punoi vetem per xhepat dhe rehatine e menderes se tij ?

    Pa permendur ketu edhe menefregizmin , delirin e fitores nga mbipesha e pushtetit , mbingopjen me lugen bosh te opozitareve si dhe diletantizmin e liderve te opozites me ato fjalime boshe e teper patetike .
    Kur ne i thonim se keta po punesojne me “turma” asnje nuk foli , kur i thame se po paguhen me mijera familje se gjoja jane demtuar nga termeti asnje nuk foli , po shperndahen ushqime dhe para asnje nuk foli , po bashkepunon me krimin asnje nuk foli . Dhe ne fund , te dehur nga “karremi” i sektit mavi se gjoja Shqiptaret kishin dale masivisht ne zgjedhje , shpallen fitoren para kohe dhe harruan baterdine dhe masakren qe gia’ i gjati ine kishte perfunduar me sukses . Opozita dhe sidomos lideret e saj delirant e kuptuan se ishin “perdhunuar” per gati nje vit rrjesht nga sekti mavi , vetem atehere kur e zune dhimbjet e “lindjes” .

    Pranimi i ketyre zgjedhjeve nga opozita nuk do jete nje harakiri , por nje vetvrasje(mbytje) duke u hedhur ne nje grope septike . Pranimi i zgjedhjeve nga opozita eshte prelud i skllaverimit te Shqiptareve nga kasta e politikaneve bastard . Doreheqjet dhe protestat pa fund jane e vetmja shprese . Ndryshimet e gjithaneshme jane domosdoshmeri per funksionimin e shtetit te se drejtes dhe jo e shtetit te liderit .

    Pa asgjesuar krimin , pa reforme te thelluar ne administrat dhe krijimin e klases se burokrateve , pa zbatimin e statusit te nenpunesit civil ( numri i tyre te vendoset ne baze te numrit te popullsise ), pa krijimin e shtreses se mesme , pa reforme te thelluar zgjedhore duke nderruar sistem dhe larguar partite nga drejtimi i zgjedhjeve , pa votim dhe numerim elektronik , pa dobesuar rolin e liderit ne menyre qe te kemi levizje elitash , pa referendume , pa ndeshkueshmeri , pa vetingje pa reforma te tjera ….. etj ky vend kurre nuk ka per te bere hajer , gjerat do shkoje keq e me keq . Mendoj se nese nuk behet revolucioni i mesiperm atehere rruga e vetme e shpetimit ngelet revolucioni nga populli, ai i verteti , ai qe e ndan perdundimisht shapin nga sheqeri . Tung

    1. “”” Opozita dhe sidomos lideret e saj delirant e kuptuan se ishin “perdhunuar” per gati nje vit rrjesht nga sekti mavi , vetem atehere kur e zune dhimbjet e “lindjes” .””””””””” ——hahahaaaaaahhaaaaa ……..
      po qesh se po ta shikosh videon e rames kur thote ; kur votat te numerohen ju do ta kuptoni sesa thelle e keni hong te gjatin jo vetem nga edi rama por edhe nga krimi ………hahahahaaaaaaaaaaa
      ketij vendi edhe ti besh mutin ,prape e ka shume.

  27. Po tani ? I keni bere valixhet gati ? Beni gati edhe 2500 euro ne port per policine qe duam se ndryshe nuk te lene te ikni . Edhe ne ikje do ua marrin shpirtin keta pedofilet e ripiçkes .

  28. ???????????????????????????????
    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Qeveri + krim =Çarfosje e Shqiptreve
    Po tani ???????????????

  29. Skemi pare gje akoma me duket . Palloshi qenka ne fillimet e kurverise .
    Po kurveria nuk ka fund . Do ta lme kete kurve te tallet me ne?

  30. HAKËRRIM

    Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

    Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

    SHPETIMI YNE ESHTE REVOLUCIONI

  31. Lufta e klasave ka filluar dhe tani po merr drejtimin e duhur askus se ndal dot me , ai i gjati e ka filluar projektin e tij qysh kur ishte kryetar i bashkise Me shume dinakeri me shume experience nga PPSH , durim dhe ndihma nga lobime te ndryshme ja arriti planit te tij Por nje pushtet kaq i math dhe i deformuar nuk do te jete kaq e lehte
    ZOTI ndihmofte shqiptaret

  32. Ku e dinë këta të shkretët se presidenti ynë ka lexuar vetëm një libër dhe nuk ka punuar asnjë ditë dhe i ka rënë “bingo” në politikë, ashtu siç i ra Saliut, Mediut, Lulit, Monikës, Ndokës, Flamurit, Gjek- makut e Mak- makut e rosakëve të tjerë të politikës, falë “demokracisë” që u zbuloi “aftësitë” e tyre kusarëve dhe mediokre!

    Kjo është drama e një populli të vuajtur e të nëpërkëmbur në shekuj, që ëndërroi pas viteve 90 “Shqipërinë si Europa” … por për hir të lakmisë e babëzisë së këtyre kusarëve, që nga leckamanë u bënë brenda një kohe relativisht të shkurtër “bosa të Ballkanit”, e ndoshta më gjerë… që nuk dinë kuptimin e fjalëve “nder”, “fisnikëri” e “humanizëm” e që nuk ndjejnë dhimbje njerëzore dhe dashuri për atmëmëdheun …

    Atë ëndërr që këta kusarë ua kthyen shqiptarëve, për 30 vjet rresht në një makth përjetimi të një “tragjedie shekspiriane” shqiptare, të inspiruar nga i “pandëshkuari i madh”, “përbindëshi” që u ngriu buzëqeshjen , u piu gjakun e tani po u thith edhe palcën e kurrizit shqiptarëve me thirrjet e tij nekrofilike,fatmiri dhe byroisti i pd kujdes haloperidolin Ai i sherben vetem salihut ju jeni të rinj,rus I veten se salihu nuk pjerdh per ju

  33. Bushat merr Meten Lubonjen Canin Rakipin e futeni koken ne mut. Vetem keshtu ju vijne mendt.
    Ka limit cdo gje. Ju e keni bere personale.
    Mgjse ne kete moment me shume keni hallin e Bashes se mos ju bjerre , sesa te Rames.

  34. Une mbeshtes krietarin. Duhet ti japim dhe nje mundesi duhet ta presim. Do vije nje dite qe Basha do behet. Se di sa shpejte por do vij ajo dite. Ne do presim. Do marrim oksigjen nga shkrimet e Bushatit.

  35. E kanë më të lehtë të tradhëtojnë gruan që kanë 30 vjet të martuar sesa partinë që kanë 30 vjet duke e votuar.
    Tradhëtinë e partisë e pranojnë dhe thonë: “Gaboj Luli. Ishte natë dhe errësirë kur u puth me Ramën”.
    Nuk bëj shaka aspak me ç’ka them.
    Ju ofroj statistika: Numri i divorceve të çifteve në Shqipëri është më i madh se numri i “ndryshimit” votës ndaj PD-PS.
    Këtyre para se ju vdes gjyshi në shtëpi nuk ju lentestament për pronat, sepse zakonisht i lën niprit me konflikt nëpër gjyktata.
    Gjyshrit në Shqipëri shpesh ju len nipave: “amanet votën dhe partinë”.
    Shqiptarët ende nuk e kuptojnë që vota për partinë, është një kontrat 4 vjeçare.
    Pas 4 vjetësh të lind e drejta për një “grua të re”

  36. Po si nuk u vjen turp kur flisni per fitore te rilindjes kush ska sy te shikoj cbenin pas ores policore keta si shkonin naten neper fshatra e jepnin para si blinin njerzit sipas injorances qe i vlersonin si nxorren votar e pavlefshme me shenjat qe benin kur njerzit vinin per te votursi i blene komisioneret e paskrupullt me leke me tv e cfare u dilte pare si u blene te vobektet me nje cante ndihma qe gjoja i shperndante kryqi i kuq pikerisht ne ato dit derisa te kete nga keto lloj njerzish qe shkojn sa andej ketej me partit nuk themi dot ka demokraci mire i behet ketj populli se mendon vetem per nje dit sa merr leket e pastaj fillon te shaj dhe ju qe besoni se fituat e dini dhe vet si fituat po na vjen keq per femijet se u vrane shpresen dhe duan te ikin sa me pare nga ky vend ku ca nuk fryhen se vjedhuri ca kerrusen zoti ua shperbleft ne menyren me te rende sic e meriton rilindja zoti vonon por nuk harron

  37. Tom Doshi sjell 3 anonime deputete duke shpalosur idete e Socialdemokracise ne drejtim te PSD qe e mori me qira per 1 muaj!
    Qife Rakipi sjell djalken 27 vjec pa nje dite pune gjekundi si dhe dhenderrin e mbeskes ne Parlament me mandate ne xhepa!

    He pra o z. Andi Bushati, sipas teje keto mandate jane siguruar nga oratorite ekzemplare te Tomes dhe Qifes apo nga fakti se Toma dhe Qifja jane shume xhymerte me te varferit qe i rrethojne?

    1. HAJT SE ASNJE NUK U HARXHUA NGA XHEPI I TIJ . TE GJITHE EUROT QE HODHEN NE FUSHATE ISHIN DHURUAR NGA KRYEMAFIOZI I GJATE . U BE NJE LOJE E MIREMENDUAR DERI NE DETAJ

  38. Kush i duron keta pocaqi edhe 4 vjet e kater muaj . Fisin ua qifsha te gjitha partive , na moren ne qafe si komb .
    Na degjeneruat o te degjeneruar ne gen . Vjamedet , ndjehemi keq ne vendin tone . Duhet ta ngrime zerin perndryshe na pret bujkroberia.

  39. më 25 prill u pyet sovrani.
    Berisha dhe Xhafaj kandidonin të dy në Tiranë, njëri mjek dhe tjetri jurist. Njëri ish kryeministër, e ish president, tjetri ish ministër, ish kryetar i komisionit të reformës në drejtësi dhe ish kryetar i komisionit të Ligjeve. Njëri me pushtet absolut në forcën politike që aderon, tjetri i renditur i njëzet e treti në listën elektorale. Të dy dolën para shqiptarëve që kishin të drejtë të zgjidhnin po njësoj se cilin do të votëbesonin.

    Dhe rezultati i certifikuar tashmë nga KQZ ishte i tillë: 6766 vota për kandidatin Sali Berisha dhe 16741 vota për kandidatin Fatmir Xhafaj.

  40. Borxhi Publik i fshehur pas PPP-ve ka kapur 90%. Borxhi i Jashtem per 2020 u shtua me 1 Miliard Euro. Kjo fushata per te blere patjeter mandatin e trete doli me e shtrenjte se sa mendohej.
    Mos habitet asnje nese do dale nje Yll BUF nr-2 te thote dicka te ngjashme me “kemi edhe 6 dite buke”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu