• |
ide | kryesore

Turqia hyn në karantinë të plotë, qytetarët ankohen: “17 ditë janë shumë”

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Turqia hyn për herë të parë në një karantinë të plotë mbarëkombëtare mes shifrave në rritje të rasteve të reja ditore të koronavirusit dhe jetëve të humbura prej tij.

Qytetarët do të lejohen të dalin gjatë ditës vetëm për blerje thelbësore. Masat e reja kufizuese, të vendosura në një kohë kur mjaft shtete të tjera janë duke i lehtësuar kufizimet e tyre, kanë shkaktuar pakënaqësi.
“Numrat janë rritur ndjeshëm, edhe ato të vdekjeve; po shohim mbi 300 vdekje në ditë. Padyshim për shkak të kësaj zgjodhën të vendosnin karantinën e plotë. Por 17 ditë, janë shumë!”, tha Mahmut Onder, banor i Stambollit.
“Shumë njerëz janë të detyruar ta vazhdojnë punën pavarësisht karantinës, por nga kjo situatë mund të preken pikërisht personat më në nevojë. Ata nuk do të mund të lëvizin, dhe sic e dini, shumë njerëz në Turqi punojnë në të zezë”, tha banorja, Deniz Erden.
Nga masat e izolimit sakaq përjashtohen turistët, të cilët mund të lëvizin nëpër rrugë të lirë.
“Në Stamboll ka kaq shumë gjëra për të parë, për ne nuk ka rëndësi nëse ka izolim. Sapo shohin pasaportën tonë na thonë se për ne nuk ka problem, ne jemi të lirë të lëvizim kështu që mua nuk më bëhet vonë për karantinën”, tha Bella Kalamova, turiste bullgare.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, Turqia cilësohej një histori suksesi me veprimet e saj të shpejta kundër pandemisë, që i sollën edhe lëvdatat e OBSH-së. Por sivjet, ajo rreshtohet mes vendeve të prekura më rëndë nga Covid 19, me nivelin më të lartë të infektimeve në Evropë./TCH



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *