• |
ide | kryesore

Tentuan të kalonin kufirin në Rinas me test të falsifikuar të COVID-19, procedohen penalisht 10 shkodranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



10 persona janë proceduar penalisht pasi tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të Covid-19.

Pas një kontrolli dhe verifikimi i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste, Policia Kufitare në Rinas evidentoi raste të tentativës për te kaluar kufirin me test të falsifikuar Covidi.
Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasi me inicialet: G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër.
Njoftimi i policisë/ Rinas
Vijon puna nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, procedohen penalisht 10 shtetas.
Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, si dhe nga komunikimi me autoritete të tjera ligjzbatuese, është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste falsifikuara të COVID-19.
Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste.
Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe goditur disa raste të tentativës për të kaluar kufirin me test të falsifikuar të COVID-19 dhe si rezultat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”, shtetasit:
G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër.
Gjatë verifikimit të dokumenteve plotësuese të këtyre shtetasve është dyshuar për testet që ata kanë paraqitur dhe pasi është komunikuar me klinikat përkatëse, ka rezultuar se këto teste ishin të falsifikuara.
Nga ana e Policisë Kufitare Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.
Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar vijojnë bashkëpunimin e ngushtë edhe me autoritete e tjera të zbatimit të ligjit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në të gjitha fushat



4 Comments

  1. Po ju mo gazetaruca pse nuk thoni dhe qe ne Kosove testet kushtojne 15€ dhe behen direkt ne Aeroport per 5 min, ndersa ne Shqiperi kushtojne 70€ dhe te iken gjysma dites duke mbajt radh per ta bo dhe duke shku me e mar.
    Pse nuk thoni qe testet ne Shqiperi jane monopol i 3 kompanive???

    1. Fiks!
      Sot ika nga Rinasi dhe na moren me furgon per te na bere tampone fast.qe kushtojnë 10€ per 55€.
      Skandal.
      Fajin e kemi ne delet!!!

  2. A ka deputet të PD-së që kanë paguar për kandidimin? Ka zëra që flasin. Ku ka zë nuk është pa gjë. Aty nuk shkon më asnjë demokrat pasi z. Basha i ka zëvendësuar njerëzit e PD-së me klientët e gruas dhe kunatit. Unë nuk marr telefonata nga drejtoresha e biznesit të kunatit dhe unë prandaj jam larguar nga Lulzim Basha… Lulzim Basha i ka shitur zgjedhjet e 25 Qershorit. Politika është mision, nuk mjafton një dëshirë apo një urdhër e një familjari për të bërë një njeri deputet. Kjo nuk është lista e PD-së por e familjes Basha-Isufi. Një listë që nuk ka asnjë kriter politik nuk mund të funksionojë”

  3. Lapsi ben ndonje shkrim per cmimin, kur kostoja eshte vetem 800leke e jo shkrine per te trembur njerezit. U krimben me para kaboratoret per teste qe as nuk i kryejne fare me norma fitimesh mbi 10fish .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *