• |
ide | kryesore

FOTO/ Festa e Bayern Mynih: titulli i 9 radhazi në Bundesligë legjitimohet me 6 gola

-Instant, F1, Sport, Video


Bayern Mynih konfirmohet si kampion i Gjermanisë edhe pa zbritur ende në fushë. Skuadra e Hans-Dieter Flick fitoi matematikisht titullin si rezultat i disfatës së pësuar nga Leipzig ndaj Borussia Dortmund për 3-2 në javën e 32 të Bundesligës (mbeten edhe dy raunde për t’u luajtur).

Ky është titulli i 31 në historinë e klubit bavarez, që është ende kampion Europe dhe bote për klube në fuqi, i nënti radhazi. Bavarezët festuan me një fitore tenistike ndaj Borussia Moenchengladbach (6-0): protagonist i madh Lewandowski, autor i një tregolëshi (një me penallti). Shënuan emrin në listën e shënuesve më pas edhe Muller, ish lojtari i Juventusit Coman dhe Sané. Një sezon i jashtëzakonshëm për Robert Lewandowski, që ka arritur në vijën e finishit me 39 gola të shënuar në kampionat: Këpuca e Artë, në fakt, është e tij.

Pas 6 golave në fushë, ka nisur edhe festa bavareze, që ishte edhe një lloj përshëndetje me teknikun Flick, që e ka mbyllur si kampion aventurën tek Bayern, përpara se të kalojë në krye të Kombëtares së Gjermanisë.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *