• |
ide | kryesore

Video/ Skënderbeu përdor Apoloninë si ‘trampolinë’: Kukësi përmbys e fundos Bylis

-Instant, Sport, Video



Mbijetesa është në lojë edhe për dy javët e fundit të kampionatit, por Skënderbeu merr frymë lirisht dhe është një hap drejt sigurisë pas fitores me Apoloninë. Në zonën e playout tani zbret Kastrioti, ndërsa Bylis mbetet në zonën e rënies.

Skënderbeu kishte mundësinë e artë për të fituar kundër Apolonisë që kishte rënë nga kategoria dhe korcarët, pas ndaluar Lacin e Partizanit triumfojnë edhe përballë një skuadre pa objektiv. 2-0 përfundon në Korcë me Memellin që shkon i sigurtë drejt një shpëtimi spektakolar, duke u ngjitur tani në 34 pikë, tre mbi krutanët. Vendosi penalltia e Meksit në minutën e 27 dhe goli i Pusit në të 31, që bëri të kotë cdo tentativë të fierakëve.


Bylis në ndeshjen tjetër luante kundër skuadrës tjetër pa objektiv Kukësit, por që kualitetet në skuadër i ka të jashtzakonshme. Kukësianët pikërisht për këtë arsye janë konsideruar si gjyqtar të mbijetesës dhe u duk se mund të luanin rol edhe për ballshiotët, sidomos pas avantazhit të Ntepe në pjesën e parë, që kurorëzoi një fillim më të mirë për skuadrën e Dovedan. Vetëm se golat e Eze e Limajt në pjesën e dytë përmbysën gjithcka, duke i lënë mallakastriotët në pozita shumë të vështira dhe me shpresa të venitura.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *