• |
ide | kryesore

Deschamps i ka harruar akuzat e Benzema: “Me të Franca është më e mirë”

-Instant, Sport


Këtë herë do të jetë edhe i përjashtuari i madh. Ose më saktë Karim Benzema, që mungon në ekipin kombëtar francez prej pesë vjet e gjysmë. Didier Deschamps e kishte përjashtuar atë në mënyrë sistematike pasi u akuzua për racizëm nga ylli i Real Madrid. Sulmuesi u rehabilitua pas një takimi me trajnerin e Francës, kampion bote, të cilin në Kampionatin Evropian do të ketë mundësinë ta aktivizojë së bashku me Mbappé dhe Griezmann. Një repart ofensiv ëndërrash.

“E kaluara nuk mund të ndryshohet – shpjegoi Deschamps – por ekipi kombëtar vjen i pari. Franca është më e mirë me Benzema”. Të dy u takuan ditët e fundit për të folur në lidhje me konfliktin që i largoi ata në vjeshtën e vitit 2015, kur Benzema ishte përfshirë në një aferë shantazhi kundër bashkatdhetarit Valbuena. Çështja përfundoi në gjykatë. Dhe më pas, kur u përjashtua nga Kampionati Evropian francez, sulmuesi akuzoi trajnerin se iu “nënshtrua pjesës raciste të shoqërisë franceze”. E rëndë për ish-mesfushorin, që vazhdoi të fitonte edhe me Giroud, më pak të rafinuar se franko-algjerianin.

Këtë herë, megjithatë, Deschamps vendosi të harrojë problemet e së kaluarës, siç ndodhi në vjeshtë me Rabiot, i cili u kthye në ekipin kombëtar pasi e kishte përjashtuar veten në prag të Kupës së Botës në Rusi, duke mos dashur të ishte pjesë e listës rezervë. Në atë për Kampionatin Evropian, tekniku ka edhe Mbappé dhe Griezmann, për një sulm që duhet ta ketë zili gjithëkush. Me Rabiot, në mesfushë është edhe Pogba. Risi tjetër, përveç kthimit të Marcus Thuram, është ajo e Jules Koundé, mbrojtësit të Sevilla në debutimin e tij. Mbetet jashtë Théo Hernandez, pavarësisht sezonit të mirë me Milan.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *