• |
ide | kryesore

Në listën e 10 personave më të rrezikshëm në kërkim, arrestohet në Brazil shefi i Ndragheta-s

-Instant, Lajme, Planet



Shefi i Ndrangheta-s, Rocco Morabito u arrestua në Brazil në një operacion të përbashkët nga karabinierët e Ros dhe Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor, me bashkëpunimin e DEA, FBI dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA. Morabito, ishte në kërkim që nga viti 1994. Ai ishte në listën e 10 të arratisurve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme italiane.

Shefi i Ndragehetas ishte arrestuar në vitin 2017 në Uruguaj, pas 23 vitesh në arrati, por dy vite më vonë arriti që të arratisej nga burgu i Montevideo ku po priste ekstradimin në Itali. Rocco Morabito u arrestua në një hotel në Joao Pessoa, kryeqyteti i shtetit të Paraiba, së bashku me dy të huaj të tjerë, sipas ministrit brazilian të Drejtësisë, Anderson Torres.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *