• |
ide | kryesore

Njoftim i aeroportit të Rinasit për ata që udhëtojnë drejt Turqisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aeroporti “Nënë Tereza” në një njoftim ka treguar se çfarë kushtesh duhet të plotësojnë personat që so udhëtojnë drejt Turqisë.

Sipas njotimit pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Turqisë nuk është i nevojshëm të kryhet testi PCR nëse posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar të paktën 14 ditë përpara hyrjes në këtë vend.

Po ashtu, nuk do të duhet të kryejnë testin PCR ata pasagjerë të cilët vërtetojnë me anë të një dokumenti se kanë kaluar koronavirusin në 6 muajt e fundit.

Njoftimi i plotë i Tirana International Airport:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë

Nuk duhet të kryejnë testin PCR: Pasagjerët që posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar minimumi 14 ditë përpara hyrjes në Turqi

Pasagjerët që vërtetojnë me anë të një dokumenti se e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit
Pasagjerët që nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit, duhet të kenë kryer testin PCR maksimumi 72 orë përpara nisjes, ose testin e shpejtë antigjen 48 orë përpara fluturimit.

Testi PCR kryhet edhe në aeroport, por jo testi antigen.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *