• |
ide | kryesore

Vettingu, Apeli shkarkon nga detyra prokurorin Anton Martini

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martini, njëherësh kandidat për SPAK. Mësohet se Martini kishte probleme me pasurinë. Kujtojmë se Anton Martini doli për herë të dytë para KPK-së, pasi hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi për punën e kryer si drejtues i prokurorisë në Shkodër. Në padinë e tij, denoncuesi ngrinte dyshime se subjekti i ka hequr dosjet hetimore disa prokurorëve, duke ia kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk ishin dorëhequr. Por pavarësisht kësaj procedure, ai u konfirmua në detyre nga KPK. Ndërkohë që shkalla e dytë, KPA, e shkarkoi atë nga detyra.



1 Comment

  1. Eshte unike ne glob mbase per shprehje te tilla si…. prokurori i krimeve te renda kishte probleme me pasurine,,,,!!!

    Se pari, si mund te kete probleme me pasurine; fraza te tilla vetem ketu degjon per njerezit e drejtesise.

    Se dyti, nese nje qytetar i thjesht nuk ka paguar faturen e energjise, ose shan nje qeveritar futet ne burg, ndersa per prokurore e gjykates thjesht hiqen nga puna!? Kjo eshte kulmi i hipokrizise e marrezise se bashku. Vetem drejtesi nuk mund te kete keshtu.

    Si nuk flet ndonje “analist” a “opinionist” per te tilla gjera, keto jane themeli dhe rrenjet e gjithe problemeve qe ka vendi, humbja totale e besimit te institucionet – minon demokracine dhe shpresen per breza me radhe.
    E keqja ne kete vend nuk njeh kufi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *