• |
ide | kryesore

Vettingu, konfirmohet në detyrë ndihmësi ligjor i Apelit Administrativ

Arkiva, Lajme, Të fundit


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 22 maj vendimin për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor të Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 27 mars Aliu dha shpjegime për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Pas riçeljes së hetimit administrativ, ai u përball me Komisionin gjatë një seance të dytë dëgjimore të martën më 21 maj, kur dha shpjegime për adresat e banimit. Ndihmësi ligjor, Ervin Aliu mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *