• |
ide | kryesore

Vettingu, shkarkohet prokurorja e Elbasanit, Pranvera Stafa Selita

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ditën e sotme për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Pranvera Stafa Selita.

Vendimi për shkarkimin e prokurores Selita u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Brunlida Bekteshn dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Ashtu si në seancën dëgjimore më 6 mars, Selita nuk ishte e pranishme as kur u shpall vendimi, por ajo u përfaqësua nga avokati Fatmir Lushi.

Në seancën e mëparshme, Komisioni konstatoi pamundësi financiare të subjektit dhe familjarëve të saj për krijimin e disa depozitave, si dhe disa barra prove në kriterin profesional, për të cilat avokati Lushi pretendoi se i kishin përmbysur gjetjet.

Për pastërtinë e figurës, Stafa mori vlerësim pozitiv.

Pranvera Stafa e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989. Ajo punoi prej më shumë se dy dekadash si prokurore pranë Prokurorisë së Elbasanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *