• |
ide | kryesore

Vettingu, shkarkohet ish-gjyqtarja e Kushtetueses

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkarkohet nga detyra ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea, e dënuar për korrupsion.

Andrea u shpall fajtore për marrjen e një ryshfeti 50 mije euro, për të mos pranuar rekursin për një vendim pronësie në zonën e Butrintit. Edhe pse e dënuar më parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë më 22 korrik 2017, nuk zbatoi ligjin për ta shkarkuar Andreaan, e cila mbante statusen e magjistrates edhe pse e dënuar më parë.

Në këto rrethana, Komisioni i Vetingut ka kryer verifikimin e Majlinda Andreas, duke i kaluar barrën e provës. Ish gjyqtarja ka pohuar se KPK-ja nuk ka kompetencë për verifikimin e saj dhe se Komisioni i Vetingut duhet ta mbyllë këtë proces pa një vendim.

Në përfundim të procesit, KPK-ja ka vendosur shkarkimin e Majlinda Andreas nga detyra, me argumentin se ka cenuar besimin e publikut, duke iu referuar vendimit të dënimit për korrupsionin.

Majlinda Andrea e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2008, Andrea u emërua anëtare e Gjykatës së Lartë dhe e ushtroi detyrën deri në vitin 2016, kur u përball me akuzat për mitmarrje.

Në shkurt të vitit 2021, KPK ka vendosur ngritjen e trupës për rivlerësimin e Andreas, të përbërë nga komisioneret Alma Faskaj, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli.



1 Comment

  1. Ka qenë gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese o Gjykatës së Lartë. Dajeni mendjen. Tjetër thuhet te titulli e tjetër te përshkrimi i lajmit!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *