• |
ide | kryesore

Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset një 18-vjeçar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 18-vjeçar është plagosur me thikë nga një tjetër person, që sipas policisë vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Detaje nga policia: 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”, ku “shtetasi E. T., 22 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor), ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin T. D., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *