• |
ide | kryesore

Pas masakrës në Velipojë, Klosi kujtohet për problematikën me plazhet: Do të rihapim aplikimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi zhvilloi dhe një bisedë me me përfaqësuesit e institucioneve qëndrore dhe ato lokale në Bashkinë Durrës për të folur mbi masat e sezonit turistik.

“Ne do na duhet ta mbyllim këtë punë në 3 – 4 ditë përsa i përket gjithë problematikave që kemi të evidentuara për parcelat e aplikuara, të kemi një aplikim të ri në dy ditët që do të vijnë dhe të kemi një nxitje tashmë nga vet strukturat tona qoftë qëndrore qoftë lokale për t’u kërkuar këtyre poseduesëve të plazhit aplikim urgjent dhe të kemi një mundësi që të veprojmë shpejt”, tha Klosi.

Do të ketë një përfaqësi nga Bashkia me personat e autorizuar për realizimin e këtij procesi, po ashtu nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Inspektoriati Shtetëror i Turizmit si dhe prefektura për të koordinuar problematikat, të cilat do t’i japin një zgjidhje të shpejtë të gjithë atyre që do të pajisen me leje për shfrytëzimin e plazhit.

“Është një situatë e cila ka ndodhur gjithmonë në këtë periudhë por që padyshim do të duhet të sqarojmë përsa I përket këtij viti. Procesi zgjedhjeve nuk na lejonte që ta hapnim procesin e aplikimit të parcelave dhe ajo u hap vetëm mbas 25 prillit. Kemi të realizuar këtë process në shkallë të madhe. Kemi një situatë jo të keqe në Bashkinë e Durrësit megjithatë thashë ka nevoje që të jemi në terren për të përcaktuar problematikat përfundimtare. Është shumë e nevojshme të jemi në terren”, tha Ministri Klosi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *