• |
ide | kryesore

Zhduket nga radarët avioni rus me 28 persona në bord

-Instant, Lajme, Planet



Autoritetet ruse kanë humbur kontaktin me një avion pasagjerësh me 28 persona në bord në lindje të vendit. Lajmi raportohet nga agjencitë ruse të lajmeve dhe shërbimet e urgjencës. Avioni, një An-26, po fluturonte nga Petropavlovsk-Kamchatsky për në Palana në Gadishullin Kamchatka kur u ndërpre komunikimi. Mësohet se dy helikopterë janë mobilizuar për të kërkuar aeroplanin.

Sipas disa burimeve, avioni mund të jetë përplasur në det ose mund të jetë përplasur në tokë afër një miniere qymyri në zonën Palana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *