• |
ide | kryesore

U shpall në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Prishtinë Fjolla Morina

F1, Paparazzi



Arrestohet këngëtarja Fjolla Morina. Lajmin e ka bërë të ditur burime pranë Telegrafi. Gjithashtu ato mësojnë se Fjolla Morina është arrestuar në lokalin që ka në pronësi në Prishtinë.

Prej kohësh Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Morina u mbajt në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *