• |
ide | kryesore

Rama në Vjenë: Shqipëria 2030, synojmë njohjen e diplomave tona në Universitetet Europiane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në Vjenë për një vizitë pune. Kjo vizitë e Ramës në Austri ka qenë në kuadër të mbështetjes për Universitetin Bujqësor të Tiranës për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin Shqipëria synon lidhjen e një partnershipi strategjik.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se për Shqipërinë është kënaqësi që universiteti austriak të jetë në shërbim edhe të universitetit në Shqipëri.

“Arsyeja se pse erdha unë këtu dhe po i jap një rëndësi të veçantë programit të ri të qeverisë që do të jetë një prej përparësive të mandatit tjetër që nis në shtator. Dhe kjo ka të bëjë me përpjekje për të krijuar sinergji mes universiteteve europiane dhe atyre shqiptare. Erdha vetë për t’u siguruar që përmes pranisë time do të kuptoni se sa e rëndësishme është kjo. Do të thosha që ëndrra jonë është të kemi universitetin tuaj në shërbim të universitetit të Shqipëri”-u shpreh Rama.

“Ju e dini se sa rëndësi i kushton Austria Ballkanit prej shekujsh edhe gjatë tranzicionit të ndërtimit të një shteti demokratik. Qeveria austriake pavarësisht nga ngjyra e koalicionit që udhëheq vendin nuk është lëkundur në vullnetin e saj për të mbështetur Shqipërinë”- shtoi ai.

“Vjenë – Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtëpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit Shqipëria2030, që synon hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjoze europiane, deri në njehsimin e diplomave

 

#SkaKohëPërPushim” shkruan Rama.



4 Comments

  1. Ne 2030 s’do kesh studente fare , te gjithe do studjojne jashte kurse universitetet tona do kthehen ne qendra hashashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *