• |
ide | kryesore

Merr flakë një banesë në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës, teksa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në orën 18:20, në lagjen nr.17, Durrës, ku ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. Sh., 36 vjeçe, e cila jetonte me qira. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *