• |
ide | kryesore

Dy familjet në Lushnjë në konflikt prej vitesh për pronën/ Viktima kishte ardhur nga Greqia vetëm 2 ditë më parë (FOTO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Personi në foto është 30-vjeçari Romeo Hasalla, i cili mbeti viktimë gjatë një konflikti për tokën mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës. Viktima Hasalla, babai i dy fëmijëve të mitur, kishte ardhur nga Greqia vetëm 2 ditë më parë. Bazuar në detajet e reja që janë publikuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, dy autorët e dyshuar Kastriot dhe Afrim Hasalla ishin në konflikt prej vitesh me familjen e viktimave dhe disa ditë më parë ata ishin përfshirë në një debat mes tyre.

Policia është vënë në kërkim edhe të djalit të Kastriot Hasallës, Mario Hasalla, 20 vjeç. Nuk dihet roli që ka patur i riu në ngjarje. Ndërkohë në kërkim janë dhe Kastriot Hasalla dhe vëllai i tij, Afrim Hasalla.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *