• |
ide | kryesore

Strehimi i afganëve/ Ministrja Xhaçka: Shqipëria është e gatshme të presë qindra prej tyre

-Instant, Lajme, Të fundit
Xhacka



Shqipëria ka filluar përgatitjet për pritjen e qindra afganëve, pasi talebanët morën nën zotërim Afganistanin. Një ditë pasi Shqipëria dha aprovimin zyrtar për të mirëpritur afganët, vendi ynë ka nisur përgatitjet për pritjen e 350 persona të parë. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka përmes një reagimi në rrjete sociale thotë se vendi jonë është gati që të presë qinda afganë. teksa ka shpërndarë reagimin e DASH Xhaçka thekson se ne qëndrojmë krah për krah aleatit tonë.

“Shqipëria është gati të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka.

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente.



4 Comments

  1. Kjo minitre,nuk e ditkerka,se NATO-ja,ka shume anetare te tjere,shume me te medhenj dhe fuqishem se ne,dhe nuk na qenkan krah per krah,aleatit amerikan.Do bej mire kjo Xhacka,ti marre afganet e ti coje te shtepia e mamit te saj te “Ali Demi”,nese nuk i ka nxjerre jasht prej kohe ,i jati,qe i beri” naften” familjes,i braktisi,e shkoi me sekretaren e vet…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *