• |
ide | kryesore

U mbërthyen pas rrotave të avionit për t’u larguar nga Afganistani, gjenden mbetje njerëzore në aeroplanin e evakuimit

-Instant, Lajme, Planet



Mbetje të trupave njerëzore janë gjetur në rrotat e një aeroplani ushtarak të cilët u përdorën një ditë më parë për evakuimin e refugjatëve afganë nga Afganistani, kur vendi ka rënë në duart e talebanëve. Në një video të publikuar një ditë më parë, nga aeroporti i Kabulit pamje rrënqethëse tregonin disa shumë  afganë që vraponin të hipnin mbi një aeroplan të Forcave Ajrore të SHBA.

Një video tjetër e përhapur gjerësisht tregon dy persona që bien nga një aeroplan në ajër, duke gjetur vdekjen. Në një artikull të Washington Post, një zyrtar citohet të ketë thënë se dy persona ishin kapur në rrotat e avionit. Ekuipazhi gjeti eshtrat njerëzore  kur bënte një inspektim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *