Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë arrestuar nëntë shoferë mjetesh për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Katër prej tyre për drejtim mjeti pa patentë dhe pesë në gjendje të dehur.
Në këtë hark kohor, policia rrugore ka gjobitur 1654 shoferë për shkelje të ndryshme.
Në njoftimin e policisë veçohet një rast i kapur me shpejtësi të lartë. Në Bypassin e Fierit është konstatuar një makinë që udhëtonte me shpejtësi 185 km/h.
nuk ka rendesi as patentat e as gjobat qe “cuditerisht” hiqen nga militantet dhe kusherinjte. Fakti qe fenomeni perseritet ka te thote shume!